Albania

Fillimi i vitit të ri akademik/ Ministrja Kushi takon rektorët e universiteteve, plani i masave të ndërmarra

Evis Kushi, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, në prag të fillimit të universitetit ka zhvilluar takime me rektorët e universiteteve publike dhe private.

Në fokus të bashkëbisedimit, ishte plani i masave të ndërmarra prej tyre për nisjen sa më mbarë të vitit të ri akademik më 2 nëntor. Ajo nënvizon se gjatë takimi është diskutuar veçanërisht për mënyrën e zhvillimit të leksioneve dhe seminareve në kushtet e pandemisë.

Këtu është shprehur se i vjen mirë që të gjitha institucionet e arsimit të lartë janë përshtatur me metodën e mësimit të kombinuar sipas specifikave të tyre përkatëse.

“Ofrova të gjithë gatishmërinë time personale dhe institucionale për të bashkëpunuar me universitetet në çështje me interes të përbashkët, ku në thelb është pa dyshim mbrojtja e shëndetit të gjithsecilit, respektimi i masave anti-COVID, shërbimet akoma më të mira për studentët dhe rritja e cilësisë së arsimit të lartë”, shprehet ndër të tjera Ministrja Kushi.

h.b/dita

Football news:

Bilyaletdinov about the Champions League: Loco can leave the group. Unmotivated Bayern can be beaten in the 6th round
Zlatan Ibrahimovic: I Thought about retiring, but I wanted to change the mentality of Milan
Vasco da Gama sports Director: Balotelli will be like Maradona for us
Real Madrid won't buy Mbappe in the summer of 2021 due to the crisis (Le Parisien)
Ibra scores in 39, Buffon drags in 42, Ronaldo has no plans to finish. Is football really getting old?
Ziyech about who inspires him: Eden Hazard. A world class player
Jermain Defoe: Kane and Son are the best link in the world right now