Albania

Fiter Bajrami/ Ruçi uron besimtarët myslimanë: Festival i vlerave shpirtërore të shqiptarëve

TIRANË, 12 maj /ATSH/ Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka uruar sot besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit dhe mbylljen e Muajit të Ramazanit.

“Gëzimi i festës së bekuar të Fitër Bajramit vjen pas një muaji sakrificash të agjërimit, gjatë të cilit besimtarët myslimanë u falën, dëshmuan besimin, dashurinë, shpresën, solidaritetin dhe humanizmin. Fitër Bajrami është për myslimanët shqiptarë një festival i shpalosjes së vlerave më të mira të besimtarëve, është pjesë e mozaikut shpirtëror të shumë traditave shqiptare e botërore”, tha Ruçi.

“Myslimanët shqiptarë nderojnë fenë e tyre dhe pasurojnë jetën shpirtërore të kombit. Edhe këtë vit muaji i Ramazanit dhe Fitër Bajrami janë gëzime brenda një dhimbjeje të madhe që ka kapluar gjithë njerëzimin. Por lajmi i mirë është se ne shqiptarët po lehtësohemi prej vuajtjes që shkaktoi pandemia dhe jemi në pragun e daljes e shpëtimit prej saj. Festa e Fitër Bajramit na i lehtëson sakrificat, na i shton shpresat dhe na e shumëfishon gëzimin e rikthimit në normalitetin e jetës”, theksoi Ruçi.

“Pas kufizimit të ushtrimit të riteve, agjërimit, gëzimit e shpresës brenda vatrave familjare, ka filluar çlirimi prej tyre dhe festimi e gëzimi bashkarisht. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time dhe të Kuvendit të Shqipërisë për të gjithë besimtarët, institucionet dhe komunitetin mysliman për mbështetjen që u dhanë qytetarëve, sidomos fëmijëve, të moshuarve, të sëmurëve e më të dobtëve për të përballuar mundimet dhe vuajtjet që shkaktoi pandemia. Uroj që kjo të jetë festa e fundit që e festojmë të izoluar!”, tha Ruçi.

“Të gjithë myslimanëve u uroj Bajram të bekuar dhe të gëzuar! Shëndet, paqe e lumturi në familjet e të gjithë besimtarëve myslimanë dhe të gjithë shqiptarëve!”, shkruan në mesazhin e urimit Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Muller-Gozensu after 4-2 with Portugal: No wonder you only ran for 60 minutes. You are playing in Italy
Spain will be in the play-offs, I'm sure. Alba about the Euro
Mendieta about 1:1 with Poland: Spain acted very monotonously
Lewandowski about 1:1 with Spain: Our plan worked. Poland will not be the favorite in the game against Sweden
Pau Torres: Spain will do everything to reach the next round of the Euro. You need to believe in yourself
Enrique pro 1:1 with Poland: I expected more superiority from Spain. No one said that it would be easy
Rodri ob 1:1 with Poland: We are very disappointed. The pitch was not in the best condition, but this is no excuse