Albania

Fitoi betejën ndaj COVID-19/ Silva Bino mesazh ndërgjegjësues për qytetarët: E provova vetë, virulenca nuk ka ndryshuar, COVID-19 nuk pyet. Tregoni kujdes!

Pasi fitoi betejën ndaj koronavirusit, Silva Bino, Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP ka reaguar me një mesazh ndërgjegjësues për qytetarët duke i bërë thirrje që të tregohen të kujdesshëm ndaj COVID-19.

Bino u theksoi qytetarëve që është një nga personat që u prek rëndë nga koronavirusi dhe për të gjithë personat që nuk besojnë se COVID-19 nuk ekziston ajo i bën thirrje të dëgjojnë historitë njerëzore dhe të reflektojnë.

Më tej Bino vijoi duke thotë se virulenca e COVID-19 siç thuhet shpeshherë nuk ka ndryshuar, ndërsa shton se rreziku mbetet ende i lartë, si për personat me sëmundje shoqëruese , por edhe për personat të cilat mund të mos kenë sëmundje shoqëruese.

“COVID-i ekziston, paraqitet në disa forma. Midis të cilave janë forma të lehta, mesatare dhe forma të rënda dhe tepër të rënda. Virulenca siç thuhet shpeshherë nuk ka ndryshuar. Personalisht e kalova në formë të rëndë. Pra e provova vetë se çfarë do të thotë të kalosh COVID-19, në formë të rëndë,” u shpreh Bino.

Ajo u bën thirrje të gjithëve që të jenë të kujdesshëm dhe të mbrojnë të afërmit, pasi COVID-19 nuk pyet.

“Për të gjithë ata që nuk besojnë duhet të jetë të kujdesshëm, të dëgjojnë historitë njerëzore që tregojnë se sa e rëndë është sëmundja kur nuk mbushesh me frymë, kur nuk merr oksigjenin.

Për këtë arsye duhet të jenë të kujdesshëm dhe të mbrojmë të afërmit, pavarësisht sëmundjes apo pavarësisht nëse kanë apo jo sëmundje shoqëruese, shpeshherë COVID-i nuk pyet”, tha Bino.

Mesazhi i Prf. Bino është shpërndarë në rrjetin social “Facebook” nga ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

h.b/dita

Football news:

I didn't see the greatness of Maradona at all. But I can't stop thinking about it
Carvajal will miss 4 matches of Real Madrid and plans to return to the Derby with Atletico
Messi always went a lot without the ball. Best of all, this problem was solved Guardiola
Trent on the Premier League calendar: something Needs to change. We do not have time to recover, it leads to injuries
Emir Kusturica: Ronaldo is an ideal, he earned a lot of money, but where is his personality? What can he tell you? Nothing
Maradona is the best dribbler with a phenomenal number of goals and assists. But is it true that he won Serie A alone?
Italian championship. Juventus will play Benevento, Atalanta Miranchuk against Verona, Inter away to Sassuolo