TIRANË, 25 nëntor/ATSH/ “Nuk jam i sigurt se ky agresion audiovizual është diçka e mirë”.
Ishte ky citat nga shkrimtari i madh Ismail Kadare, që Kryeministri Edi Rama zgjodhi mëngjesin e sotëm për të përçuar mesazhin e tij.
Përmes rubrikës “Fjalë të çmuara”, Rama përzgjedh citate nga kolosët e kombit shqiptar, për të përcjellë çdo mëngjes mesazhe të rëndësishme për qytetarët./m.m/
