NICE

“Prej dy vite e gjysmë falej, ishte një tip i mbyllur dhe i tërhequr”. Kështu ka deklaruar nëna e Brahim Issaoui, autori të atentatit në katedralen e Nicës në Francë, ku mbetën të vdekur 3 persona ditën e djeshme.

“Nuk dilte dhe nuk komunikonte me të tjerët. Nga shtëpia shkonte në punë dhe nga puna në shtëpi, nuk dilte dhe nuk përzihej fare me të tjerët. Më parë pinte shumë alkool dhe drogë. Gjithmonë i thosha ‘jemi në gjendje të keqe ekonomike ndërsa ti i shpërdoron paratë kot? Ndërsa ai më përgjigjej’ Nëse Zoti do, ai do të më drejtoj në rrugën e duhur’- shtroi më tej nëna e 21-vjecarit.

Brahim Aoussaoui, i cili kishte mbërritur në Evropë me barkë muajin e kaluar, sulmoi dhe vrau me thikë një 60-vjeçare, një 54-vjeçar dhe një 44-vjeçare. Ai hyri në kontinentin evropian më 20 shtator përmes ishullit italian të Lampeduzës dhe më 9 tetor ishte në Paris.

I riu u qëllua 14 herë nga policia dhe gjatë gjithë kohës thërriste “Allahu Akbar”, madje edhe kur ishte nën trajtimin e mjekëve.

21-vjeçari Brahim Issaoui

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb