Albania

Fleta e votimit me numra, a do mbajnë mend qytetarët? Shefja e misionit të vëzhguesve, Urszula Gaçek: Listat janë pjesërisht të hapura

Fleta e votimit për zgjedhjet e 25 Prillit me numra kandidatësh jo emra, lë vend për diskutime edhe për prezencën e OSBE-ODIHR, ndonëse siç ka sqaruar KQZ, në dhomën e fshehtë të votimit do ketë broshura me emrat dhe numrat përkatës të kandidatëve.

Në intervistën për Klan, Shefja e misionit të vëzhguesve, Urszula Gaçek thotë se listat zgjedhore janë pjesërisht të hapura, dhe se shqetësimi vlen për fletët që mund të shpallen të pavlefshme nga mungesa e orientimit të votuesve.

Fleta e votimit me numra, a do mbajnë mend qytetarët?

“Është një listë pjesërisht e hapur sepse ju jep një mundësi zgjedhësve, nuk i detyron ata. Ata kanë mundësi të zgjedhin një kandidat nëse dëshirojnë, duke shfaqur preferencën e tyre. Renditja e kandidatëve me numra në fletën e votimit sigurisht e ka bërë fletën e votimit më të vogël dhe më të menaxhueshme. Për ne ka më tepër rëndësi të shohim nëse në ditën e zgjedhjeve votuesit do të orientohen si duhet kur ta kenë fletën e votimit në duar, në rast se kanë harruar numrin e subjektit dhe kandidatit në listë, a do të jetë e lehtë për votuesit që ta gjejnë informacionin, a do të jetë e lehtë ta mbajnë mend. Kjo është e rëndësishme për ne, a do ta kenë të lehtë ata të njihen me procesin dhe të mos ketë shumë vota të pavlefshme”.

Për shitblerjen e votës, shefja e misionit të vëzhguesve thotë se rol në zhdukjen e këtij fenomeni luan denoncimi i rasteve nga qytetarët:

“Në të gjitha bisedat që unë kam zhvilluar është diskutuar shitblerja e votës. Shpesh në këto takime njerëzit më kanë folur për çështje të njëjta që kanë ndodhur në historikun e zgjedhjeve në Shqipëri. Ne jemi në vitin 2021, unë dua të shoh se si njerëzit që po mi rrëfejnë mua këto raste do të reflektojnë, a do ti shfrytëzojnë ata ligjet e reja që janë për këtë çështje, a do i raportojnë këto raste në polici, prokurori. Tashmë ka mekanizma që mund t’i vendosin në lëvizje. Kemi dëgjuar për raste që ndërlidhen me blerjen e votës në të kaluarën. Për ne ka shumë rëndësi që të mbledhim raste, të dëgjojmë çdo kënd, që të përcaktojmë të vërtetën e zhvillimit të procesit”.

o.j/dita

Football news:

Griezmann spoke with Hamilton and visited the Mercedes boxes at the Spanish Grand Prix
Barcelona feels that Neymar used it. He said that he wanted to return, but extended his contract with PSG (RAC1)
Aubameyang to the Arsenal fans: We wanted to give you something good. I am sorry that we could not
Atletico did not lose at the Camp Nou. Busquets' injury is the turning point of the match (and the championship race?)
Verratti injured his knee ligaments in PSG training. Participation in the Euro is still in question
Neymar's contract in one picture. Mbappe wants the same one
Manchester United would like to sign Bellingham in the summer, not Sancho. Borussia do not intend to sell Jude