Albania

FOKUS – BE në rrugën e duhur në arritjen e objektivit 2020 për emetimet e gazrave serrë

STOKHOLM, 30 nëntor /ATSH-DPA/- Bashkimi Europian është në rrugën e duhur për të arritur synimin e tij të vitit 2020 për uljen e gazrave serrë me një të pestën krahasuar me nivelet e vitit 1990, tha sot agjencia mjedisore e Bllokut.

“Në 2019, emetimet e gazrave serrë, që fajësohen për ndryshimin e klimës, u ulën me pothuajse 4 % në të 27-a vendet anëtare të BE-së, një rënie që ndodhi para efekteve të pandemisë së COVID-19″, tha Agjencia Europiane e Mjedisit (EEA).

“Të krahasuara me nivelet e vitit 1990, reduktimet totale ishin 24 % më të ulëta”, shtoi EEA në raportin e saj, duke përmendur politikat efikase të klimës.

Duke komentuar mbi pandeminë, agjencia me bazë në Kopenhagë tha se ka tregues të fortë që rënia ekonomike në vitin 2020 ka ulur ndjeshëm konsumin e përgjithshëm të energjisë dhe emetimet e gazrave serrë në vitin 2020, veçanërisht në sektorin e transportit.

Ajo paralajmëroi se efekti i pandemisë në emetime mund të ndalet shpejt, kur aktiviteti ekonomik të rimëkëmbet.

Megjithatë, 12 vende kanë nivele emetimi më të larta se kufijtë e tyre vjetore, ku përfshihet Austria, Belgjika, Republika Çeke, Gjermania, Holanda dhe Polonia./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Mourinho on Bale: Playing time is not given, it must be earned
Until recently, Leo posed with Bartomeu and accepted millions, but then Barcelona broke down. Why?
West Ham have offered 33 million euros for En-Nasiriyah. Sevilla refused
Gattuso on 1:3 with Verona: You can't play like this if Napoli want to return to the Champions League
Sobolev on Tedesco in Spartak: Perhaps we will finish the season well, and he will want to stay
Liverpool are close to the transfer of England U16 striker Gordon for 1+ million pounds
Simeone on the leadership of Atletico in La Liga: We only think about the next opponent