Albania

FOKUS – Cila është origjina e konfliktit azero-armen?

BERLIN, 27 shtator /ATSH-DPA/ – Një konflikt prej disa dekadash midis Armenisë dhe Azerbajxhanit fqinj për rajonin e Nagorni-Karabahut u rindez sot, pasi të dyja palët raportuan luftime të ashpra për territorin e diskutueshëm.

Rajoni malor, i cili ka një popullsi kryesisht armene, të krishterë, përfshin rreth 4 500 kilometra katrore, ku jetojnë azerë myslimanë.

Një luftë midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, të cilat janë të dy ish-republika sovjetike, filloi në vitin 1988, ndërsa qeveria lokale e Karabahut deklaroi synimet për t’u bashkuar me Armeninë, ndërkohë që Bashkimi Sovjetik filloi të shpërbëhej.

Luftimet, fillimisht midis milicive etnike, u intensifikuan megjithë përpjekjet e qeverisë sovjetike në ikje për të rivendosur paqen me forcat e sigurisë.

Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, në vitin 1991, një luftë e gjithanshme shpërtheu për këtë provincë.

Rreth 30 000 persona u vranë para se lufta të mbaronte me një armëpushim në 1994.

Marrëveshja u ndërmjetësua nga Rusia dhe paraardhësja e Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE).

Nagorni-Karabahu mori veten nga lufta me një qeveri gjysmautonome, të mbrojtur nga forcat etnike armene.

Sidoqoftë, rajoni është njohur zyrtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, sipas OKB-së.

Tensionet që ziejnë mbi rajonin janë përshkallëzuar me ndërprerje dhe kanë rezultuar në shkelje të armëpushimit të vitit 1994.

Sot, ushtritë e Azerbajxhanit dhe Armenisë raportuan luftime të ashpra në rajon, hera e parë të këtyre përmasave që nga e ashtuquajtura ”luftë katërditore” në 2016.

Autoritetet në Nagorni-Karabah folën për bombardime të mëdha të kryeqytetit, Stepanakert dhe u kërkuan banorëve të moshës 18 vjeç e lart që të përgatiten për veprim, ndërsa Armenia ka vendosur ligjin ushtarak.

Të dy palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për fillimin e luftimeve.

Armenia është në aleancë ushtarake me Rusinë, ndërsa Azerbajxhani ka lidhje të ngushta me Turqinë. Erdogan tashmë ka premtuar mbështetje për Azerbajxhanin.

Ndërkohë, udhëheqësit europianë dhe Papa Françesku kanë bërë thirrje për një fund të menjëhershëm të luftimeve dhe kthim në tryezën e negociatave./  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Hans-Dieter flick: I Hope Alaba will sign a contract with Bayern. Our club is one of the best in the world
Diego Maradona: Messi gave Barca everything, brought them to the top. He was not treated the way he deserved
Federico Chiesa: I hope to leave my mark in Juve. We will achieve great results
The Coach Of Benfica: I don't want us to look like the current Barcelona, it has nothing
Guardiola on returning to Barca: I'm happy at Manchester City. I hope to stay here
Fabinho will not play with West ham due to injury
Ronald Koeman: Maradona was the best in his time. Now the best Messi