Albania

FOKUS -Efektet anësore të mundshme, sa të sigurta janë vaksinat antiCOVID-19?

UASHINGTON, 25 nëntor /ATSH-AFP/ – Drita jeshile nga autoritetet shëndetësore po afron, dozat e vaksinave janë në prodhim dhe qeveritë, laboratorët dhe ekspertët premtojnë transparencë për sigurinë e vaksinave të ardhshme antiCOVID-19, të zhvilluara me një shpejtësi të tillë, sa të ngrenë shqetësime për sigurinë e tyre.

Për të siguruar besimin ndaj tyre do të jetë thelbësore një statistikë, sepse, historikisht, pothuajse të gjitha efektet anësore të vaksinave shfaqen brenda gjashtë javësh nga vaksinimi.

Sidoqoftë, pjesëmarrësit në provat e mëdha klinike të “Pfizer/BioNTech” dhe “Moderna”, vaksinat e të cilëve janë në pozicionin e duhur për t’u autorizuar në dhjetor në SHBA dhe Europë, u kontrolluan për dy muaj, me kërkesë të Agjencisë Amerikane për Kontrollin e Ilaçeve (FDA).

“Dy muaj do të jenë të mjaftueshëm për të zbuluar shumicën dërrmuese të efekteve anësore”, tha Saad Omer, drejtori i Institutit për Shëndetin Global, në Universitetin e Jejlit.

“Zakonisht, FDA kërkon gjashtë muaj ndjekje. Por nëse asgjë e keqe nuk ndodh për dy muaj, nuk ka gjasa që katër muaj të tjerë të zbulojnë ndonjë gjë tjetër”, shtoi ai.

Për më tepër, provat kanë një përparësi shumë siguruese, që është përmasa e tyre: 44 000 pjesëmarrës për “Pfizer”, 30 000 për “Moderna”-n.

Si rrjedhojë, FDA duhet të ketë të dhëna të sigurisë për dhjetëra mijëra persona të vaksinuar.

Kjo është shumë mbi mesataren e 6 700 personave për vaksinat e autorizuara në dekadën e fundit./ /ervo/

Football news:

Pep Guardiola: Tuchel is an exceptional coach. I am sure he will succeed with Chelsea
Flick's future in Bayern is in doubt. He has a difficult relationship with Salihamidzic
Mikhailovich's autobiography - 🔥 Was friends with a criminal boss, rushed to the Inter locker room to deal with Ibra, defeated leukemia
Chelsea's chances of signing Alaba have increased since Tuchel's arrival. Real Madrid is also Interested in the player
Solskjaer about Greenwood: We're talking about the syndrome of the second season. I have always believed that 99% of the effort is 100% of the failure
Oscar: Salah at Chelsea was unstoppable in training, but on the pitch he was timid. Not enough confidence
Koeman on Barca's debts: We helped the club by lowering salaries. This situation is not only here - everyone is suffering because of the coronavirus