Albania

Fosili i Antarktikut mund të ketë qenë zogu më i madh fluturues ndonjëherë

Në vitet 1980, paleontologët në Universitetin e Kalifornisë “Riverside” vizituan ishullin Seymour, pjesë e një zinxhiri ishujsh në Gadishullin Antarktik. Ata sollën një numër fosilesh, përfshirë kockën e këmbës dhe kockën e pjesshme të nofullës të dy zogjve parahistorikë.

Për dekada, fosilet ishin në një muze në Universitetin e Kalifornisë derisa Peter Kloess, një student i diplomuar iu rikthye studimit të tyre në 2015.

Në një studim të botuar të hënën në revistën “Scientific Reports”, Kloess identifikoi zogjtë si pelagornithids, një grup grabitqarësh që endeshin në oqeanet jugore të Tokës për të paktën 60 milion vjet. Ata janë të njohur si zogj “me dhëmbë” për shkak të dhëmbëve të tyre të mprehtë dhe sqepit të gjatë, të cilat i ndihmonin ata të kapnin peshqit dhe kallamarët nga oqeani.

Këta zogj ishin të mëdhenj, me hapësira krahësh që arrinin deri në 6 metra dhe individët specifik, të cilëve u përkasin fosilet, mund të kenë qenë më të mëdhenjtë nga të gjithë sic dhe tregon studimi.

Duke përdorur madhësinë dhe matjet e fosileve, studiuesit ishin në gjendje të vlerësonin pjesën tjetër të madhësisë së zogjve. Zogu me kockën e këmbës është “ekzemplari më i madh i njohur për të gjithë grupin e zhdukur të pelagornitideve”, ndërsa zogu me kockën e nofullës ka të ngjarë “aq i madh, në mos më i madh, sesa skeletet më të mëdha të njohura të grupit të zogjve me dhëmbë.”

Kloess dhe studiues të tjerë përcaktuan që kocka e këmbës daton 50 milion vjet dhe kocka e nofullës është rreth 40 milion vjet e vjetër.

“Madhësia ekstreme, gjigante e këtyre zogjve të zhdukur është e pabesueshme.” u shpreh bashkëautorja e studimit Ashley Poust nga Muzeu i Historisë Natyrore në San Diego.

Ishulli Seymour, pjesë e Antarktidës ka qenë vendi ku janë zbuluar shumë gjëra të tjera. Një studim i fosileve të zbuluara atje gjeti këtë prill se një specie e vogël e bretkosave dikur jetonte në rajon, amfibia e parë moderne e zbuluar në Antarktidë. Fshikëza të fosilizuara të shushunjave janë gjetur gjithashtu në ishullin Seymour, si dhe një sërë gjitarësh.

“Supozimi im është se Antarktida është një vend i pasur dhe i larmishëm dhe ne kemi gjetur vetëm një përqindje të asaj që jetonte atje.” tha Thomas Mörs, një kurator i vjetër në Muzeun Suedez të Historisë Natyrore.

Football news:

Juventus for the first time in the 123-year history of the club played without the Italians in defense and goal
Koeman on 4:0 with Dynamo Kyiv: Today was the Barcelona we want to see
Holand continues to insist that he is a monster. Fastest in the history of the Champions League scored 15 goals (and added 16)
Koeman on the victory over Dynamo Kyiv: We achieved our goal-we reached the playoffs
Solskjaer on 4:1 with Istanbul: Manchester United played intensely, enjoyed the match. We want to be 1st in the group
Forward Ferencvaros Troll Cristiano: celebrated a goal in his style. Ronaldo responded with a goal and a very angry look
Morata scored 5 goals in 4 games in the Champions League for Juve. His best result is 5 in 12 games in the 2014-15 season