Albania

FOTO/Çuçi: Rritje të eksportit të prodhimeve bujqësore, çdo ditë dhjetra kamionë drejt vendeve të BE-së

TIRANË, 20 korrik /ATSH/ – Rritjen e eksportit të prodhimeve bujqësore shqiptare e konfirmojmë edhe pikat e grumbullimit, që shërbejnë si hallkë kryesore ndërmjet fermerëve dhe tregut.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, vizitoi në Lushnje ‘Elian Export’, pika e grumbullimit e dyta më e madhe në vend, e cila eksporton çdo vit mijëra ton perime e fruta në shumë shtete të Bashkimit Europian. Bashkë me zv.ministrin Dhimo Kote, ata panë nga afër këtë pikë, ku ngarkohen çdo ditë dhjetra kamionë me prodhime bujqësore.

“Ka një prodhim të jashtëzakonshëm. Po shohim statistikat e këtij 6-mujori dhe është fakt që kemi rritje të eksportit të specit, domates, kastravecit, lakrës dhe shumë perimeve të tjera. Rritja mesatarisht shkon deri në 90%. Kemi rritje në vlerë dhe në çmim krahasuar me vitin 2018”, tha ministri Çuçi.

Kjo u konfirmua edhe administratorja e kësaj pike grumbullimi, që operon në treg prej 20 vitesh.

Më pas ministri e vuri theksin tek çertifikimi i Global G.A.P si një domosdoshmëri për të rritur më tej çmimin dhe vlerën e prodhimeve tona bujqësore.

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti sektori bujqësor ka njohur një rritje me 24%. Shqipëria vazhdon të jetë një ndër 20 vendet e para në botë për eksport të domates në volum. Gjatë këtij viti pikat e grumbullimit kanë zgjeruar hartën e tregjeve ku eksportojnë. Përveç vendeve si Italia, Suedia, Anglia, Gjermania, Çekia, Polonia, Bullgaria, Kroacia etj, një pjesë e prodhimeve tona bujqësore shkojnë tashmë edhe në Indi.

Fakt i pamohueshëm është se deri më tani nuk ka asnjë ngarkesë të kthyer mbrapsht nga vendet ku shkojnë këto prodhime. Kjo dëshmon qartë se prodhimet tona bujqësore janë cilësore dhe konkurrojnë në tregjet e vendeve të Bashkimit Europian.

Rritja e prodhimit bujqësor shqiptar dhe nivelit të eksporteve nuk është e rastësishme. Politikat që janë ndjekur në ndihmë të bujqësisë dhe zhvillimit rural po i japin frytet e tyre. Stimulimi dhe forcimi i pikave të grumbullimit si hallka kyçe mes fermerit dhe tregut po jep rezultate.

Po kështu edhe mbështetja përmes Skemës Kombëtare, Programit IPARD, heqja e TVSH-së për imputet bujqësore, heqja e TVSH-së për makineritë dhe investime të tjera në infrastrukturën ujitëse e kulluese. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Flick about the Cup final with Bayer: It will not be like in the championship. They can hurt us
Holland will play in Dortmund and under 9-m number from the next season
Solskjaere and Lampard are among the contenders for the title of best coach in June in the Premier League
Umtiti injured his left knee. He won't have surgery
Thibaut Courtois: there are a lot of difficult matches Ahead, but it is better to be 4 points ahead than to fall behind with such a margin
Bayern have not received offers for Tiago, but the player has already said goodbye to the team
Bruno, martial, Ings and Jimenez – among the contenders for the prize of the best player of June in the EPL