TIRANE

Këngëtarja e dashur për publikun, Elvana Gjata u ka munguar fansave të saj të shumtë gjatë kësaj vere. Ajo nuk solli asnjë projekt muzikor, por gjithashtu për dy muaj u shkëput edhe nga rrjetet sociale.

Vetëm pak ditë më parë, Elvana u rikthye në “Instagram” duke postuar foto e video. Ndërsa ditën e sotme këngëtarja shqiptare ka postuar disa foto të realizuara në një jaht.

Ajo që bie në sy është forma e shkëlqyer fizike e bukuroshes. Elvana shfaqet me bikini bardh e zi dhe me atlete po me të njëjtat ngjyra.

Nuk dihet ende nëse fotot janë shkrepur gjatë një projekti të ri muzikor apo janë thjesht të realizuara për qejf nga këngëtarja shumë e dashur nga të gjithë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb