Albania

FOTO: Emër i njohur për policinë, kush ishte objektivi i atentatit me breshëri plumbash në Elbasan

Detaje të reja mësohen nga të shtënat me armë që ndodhën këtë mesditë në qytetin e Elasanit.

Burime bëjnë me dije se objektivi i atentatit ka qenë Ervis Çausholli, i cili ka mundur t’i shpëtojë plumbave, me një plagosje të lehtë në dorë.

Çausholli, i njohur ndryshe edhe si “korçari” është një emër mjaft i njohur për policinë në Elbasan, pasi rezulton të jetë i përfshirë në disa ngjarje të tjera kriminale në qytet.

Burime të pakonfirmuara bëjnë me dije se ai është paraqitur në spitalin e Elbasanit për të marrë mjekim, dhe më pas është larguar sërish prej aty.

Kujtojmë se në këtë konflikt u përfshinë 3 mjete dhe disa persona, ndërsa nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një konflikt të çastit, apo me një atentat të dështuar ndaj Caushollit.

Ky nuk është rast i veçuar sa i takon Elbasanit, që muajt e fundit është kthyer në një vatër të përplasjeve mes grupeve të ndryshme kriminale, që duket se gjenezën e kanë në trafikun e lëndëve narkotike, dhe kontrollin e territorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes,  identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën në të cilën dyshohet se mund të jetë fshehur autori  që ka qëlluar me armë zjarri”, thuhet në njoftimin e Policisë.

j.l./ dita

Football news:

Andujar Oliver about the penalty in favor of Atletico Madrid: Arbela missed Suarez. He fell himself
Loko returned Shchigolev to the post of head of the academy. He worked in the RFU
Napoli gave Milik to Marseille on loan for 1.5 years with a mandatory buyout for 8+5 million euros
Liverpool have 34 points in 19 matches - the worst result since the 2015/16 season
Klopp on 0:1 with Burnley: A real punch in the face. Losing this match was not easy, but Liverpool could
Atletico leads Real Madrid by 7 points in La Liga and has a game to spare
Liverpool do not win 5 matches in the Premier League in a row. Klopp's team repeated the worst streak in 4 years