Naike Rivelli provokon sërish duke u shfaqur nudo për të sensibilizuar për temën e përdorimit të lëkurës në industrinë fashion. Ajo shfaqur plotësisht e zhveshur vetëm me këpucë me taka dhe syze dielli dhe mbulon gjoksin me një dorë, ndërsa pjesët intime me një çantë. Së bashku me të është edhe derrkucja e saj Kiara, që lëviz e lirë në lëndinë.

Për Naiken, që është vegane, provokimi është art. Ajo përdor trupin e saj të zhveshur për të përcjellë më me forcë mesazhet e saj, për tema tek të cilat ajo beson. Këtë herë ajo tregon trupin e saj dhe thotë: ‘E imagjinoni sikur lëkura e përdorur për të bërë çanta të ishte e juaja?’. Si bashkë-protagoniste në videon e saj social, Rivelli zgjedh Kiaran, derrkucen e saj, e cila e shoqëron pothuajse në të gjitha aventurat e saj.

Teksa Naike shfaqet e mrekullueshme, kafsha shëtit nëpër kopsht. Të dyja zbaviten pa u ndarë nga njëra-tjetra dhe në fund të filmimit shkëmbejnë edhe puthje mes tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb