Albania

FOTO/ Ndizen dritat në “Lungomaren” e re të Durrësit

TIRANË, 23 tetor /ATSH/ Sheshi “Taulantia” në Durrës, i cili është cilësuar si Lungomare e re e Durrësit ka ndezur mbrëmjen e sotme dritat me një pamje të rilindur.

Lajmin e ka bërë ditur Kryeministri Edi Rama i cili ka publikuar foto nga Lungomare e re e Durrësit.

“Sapo ndezëm dritat në “Lungomaren” e re të Durrësit. Më e keqja është pas krahëve, më e mira është ende e gjitha përpara nesh”, tha Rama.

Në një gjatësi 950 m vijë bregdetare kjo Lungomare ka ambiente të gjelbëruara, lulishte që shtrihen në një hapësirë 21.000 m2, 500 pemë dhe rreth 6500 shkurreve dekorative.

Gjithashtu ka ambiente sportive, nga kalçeto në volejboll plazhi si dhe ambiente për aktivitete sociale, në zonën e ashtuquajtur “zona spektakël”. Gjithashtu është ndërtuar sheshi mol që të çon drejt detit, për të shijuar panoramën e qytetit bregdetar prej mëngjesit në mbrëmje. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Cherevchenko is the best RPL coach in November. He was ahead of Semak and Tedesco
Ronaldo on 750 career goals: Thanks to loyal opponents. You made me work harder every day
Neymar on reuniting with Messi: next year we have to do it
Scott Micromini: I hope Manchester United will win Leipzig and away
Lampard on whether Giroud will start in the Premier League: we'll See. Forward scored 4 goals for Sevilla
Lucescu after 0:3 with Juve: Dynamo is learning, getting experience and should go to the eurovesna
You can't be half-pregnant and half-make the playoffs. Tuchel on PSG's chances in the Champions League