Albania

FOTO: Nga luksi në rrjete sociale, te prangat. Djemtë e drogës dhe vajzat e sfilatave. Histori që duhen kthyer nga shembuj, në kundërshembuj për rininë

Arrestimi i Eldi Dizdarit, kapos së rrjetit të drogës “Kompania Bello” që zuri faqet e para të të gjitha mediave ndërkombëtare, nxorri në pah edhe njëherë jetën private të shqiptarit që drejtonte kartelin ndërkombëtar.

E bërë publike edhe më herët, arrestimit i Dizdarit, alias Denis Matoshi, bëri që Suada Sherifi, vajza e pasarelave që prej vitesh është bërë tashmë vetëm partnerja e dedikuar ndaj të shoqit, të lakohej sërish në media.

Disa vite më parë, vetë ish-Miss Albania ndau një foto me të gjithë ndjekësit e saj, ku prezantoi ‘lumturinë’, ashtu siç shumë herë në daljet e saj televizive, e ka konsideruar Eldin.

Nga vajza e thjeshtë e me tipare të imëta, kohë kur bëri sfilatën në “Miss Shqipëria”, Suada u kthyer në një business-women me një qëndër estetike me vlerë mbi 100 mijë euro, një investim i të shoqit pa dyshim. Ajo që shikonim në rrjetet sociale, themi shikonim pasi tashmë Suada ka prioritet privatsinë, ishin udhëtime luksi, daljet familjare, blerjet e shtrenjta të bukuroshes dhe jeta e çifti në Dubai, bashkë me vajzën e tyre të vogël, Deizy-n.

Ish-basketbollistja e Tiranës, edhe pse e diplomuar për Juridik, kishte ambicie botën e televizionit. Ajo nisi edhe punë si notere e licencuar, ndryshe nga bashkëshorti i saj, kishte dëshirë për t’ju përkushtuar drejtësisë, por deri më tani, nuk dimë të ketë bërë bujë në këtë drejtim…

Jo, aspak! Madje janë shumë, disa prej tyre i ‘kanë thirrur’ mendje dhe kanë hequr dorë, e të tjera, fatkeqësisht janë veshur me të zeza…përkohësisht!

Kejvina Kthella dhe Redjan Rraja

Ishte vetë Rraja ai që dha alibinë, para grupit hetimor, teksa deklaroi se natën e krimit ishte me të dashurën, Kejvina Kthellën. Edhe pse i martuar dhe babai i dy fëmijëve, Rraja kishte marrë një shtëoi në Tiranë ku kalonte kohët e bukura me ish-velinën, e cila kishte filluar të mos kishte të ndalur me luksin në rrjetet sociale.

Por, pas arrestimit, buja filloi të shuhej, makina e Kthellës u sekuestrua dhe Kejvina Kthella filloi të merrte pjesë në klipe për të qëndruar në qendër të vëmendjes. Ajo bëri gjoksin buzët dhe ndryshoi look, deri sa kaloi në një tjetër zgjedhje. Per pak kohë në media qarkulloi edhe lajmi se Kejvina ia kishte nxjerrë rrobat jashtë Rrajës. S’dimë të themi nëse kjo është e vërtetë! Gjithsesi, Kthella u përfol për një lidhje me tjetër. Kjo ka mbetur thjesht në kuadrin e thashethemeve, por lë të nënkuptohet se Kthella ka hequr nga djemtë problematikë.

Elvana Gjata dhe Ervin Mata

Pas fejesës me Matën, Gjata nuk u pa më aq shpesh të këndonte në klube nate.  Këngëtarja lëvizte me helikopterë privatë, shkonte vetëm aty ku shifrat kishin shumë zero, të paktën aq sa të mbulonin veshjet mijëra euroshe që përgatiste për koncertet, posaçërisht për të.

Unaza e dhuruar u bë shumë herë lajm në portale, pasi këngëtarja herë e hiqte dhe herë e mbante. Dyshja kanë patur edhe ndarje të përkohshme, por edhe pse prokuroria ka ngritur akuzë zyrtarë për Matën, këngëtarja vijon të jetë krah tij. Publikisht ajo nuk foli kurrë për Matën dhe as për përfshirjen e tij me konfliktin e ndodhur në ish-Bllok.

Viola Spiro dhe ish-i dashuri Valentin Selaj, baroni i drogës

Viola Spiro zuri edhe faqet e mediave italiane, pasi Selaj u arrestua, në vitin 2017. Deri në ato momente, moderatorja shfaqej sa në ishujt e Greqisë, në bukurinë klasike të Italisë dhe vendet e shtrenjta të Turqisë, të cilat i frekuentonte vetëm për pushime.

Por ku i dashuri i saj ra në burg, në rrjetet sociale të Spiros, mbizotëroi heshtje. Valentine u lirua dhe dyshja u panë sërish bashkë në vende luksoze, por Viola siç duket ‘kishte reflektuar’. Ajo tashmë vijon jetën e qetë, me një tjetër person në krah, që nuk është pjesë e asnjë rrjeti dhe as personazh publik. Postimet e saj janë të pakta dhe shumë larg jetës së pasur që bënte më parë.

Trejsi Sjedini, ‘gangsterja e sherreve’ dhe Leonard Duka

Por me vrasjen e Santiago Malkos, vajza që përfshihej në sherre të bujshme, në klube nate dhe jo vetëm, mbeti pa famë dhe nuk lëvizte më me bishën luksoze që i dhuroi i dashuri Leonard Duka për ditëlindje. Makina “Mercedes Benz GLE V8 Biturbo” me çmim 150 mijë euro që Duka i ka dhuruar Sejdinit u sekuestrua nga policia. Ndërsa ish-Missi u shoqërua për t’u marrë në pyetje. Ajo u largua nga komisariati, por tashmë pa zhurmën e turbove.

Leonard Duka është shpallur në kërkim për vrasjen e ish-efektivit Santiago Malko. I zhdukur dhe pa dalë në ‘dritë’ prej kohësh, Nardi siç duket ka shkëputur çdo marrëdhënie me Trejsin, duke mos dashur të bëjë më bujë në media. E ndërsa modelja shkoi në Amerikë, ku sipas saj “do të niste karrierë ndërkombëtare”. Deri më tani, kemi parë disa sete fotosh nga miku i saj i ngushtë Klevin Halili, dhe ‘shuarjen’ e jetës së luksit. Trejsi tashmë i bën pushimet në Durrës dhe jug të Shqipërisë, të cilës më herët ndodhta ia kishte harruar shijen, nga udhëtimet e shumta.

Edhe vitet ’90, menjëherë pas konflikteve dhe përplasjeve të ’97-s, disa nga vajzat e bukura, kishin zgjedhur të kishin në krah, ‘një të fortë’.

Rudina Magjistari dhe Denis Gina

Fjolla Morina dhe Juxhin Dautaj

Një tjetër rast është edhe ai i gazetares sportive Hygerta Sako

Altuna Sejdiu dhe Cozman

Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha

Nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, ka lënë qelinë e burgut të Fierit në vitin 2018, teksa i kishte mbetur edhe 1 vit e 6 muaj burg. Ai u lirua me kusht dhe gjatë kësaj kohe Ermal Hoxha nuk duhet të kryejë asnjë vepër penale dhe nuk duhet të shoqërohet me persona të inkriminuar. Nipi i Enver Hoxhës u arrestua gjatë një aksioni ndërkombëtar i cili zbuloi laboratorin e drogës në fshatin Xibrakë 10 km larg qytetit të Elbasanit. Në të u përfshinë forca të shumta policore, nën bashkëpunimin e INTERPOL-it dhe EUROPOL-it. Më 14 Janar të vitit 2015, në pranga ranë 11 persona mes tyre dhe 2 kolumbianë të cilët sipas hetimeve merreshin me përpunimin e kokainës dhe pse në Shqipëri e kishin mbërritur me leje pune dhe si futbollistë.

Gjykata e Krimeve të Rënda dha në korrik të 2017 burgim me gjykim të shkurtuar për të gjithë anëtarët e grupit ‘Xibraka’. Ermal Hoxha u dënua me 10 vjet burg por falë gjykimit të shkurtuar dënimi zbriti në 6 vite dhe 8 muaj burg.

n.s. / dita

Football news:

Solskjaer still wants Manchester United to buy Holland
The reforms of Manchester United and Liverpool are reminiscent of the history of the Premier League. Then the tops got tired of social justice and wanted freedom
Thomas Muller: Bayern are confident, we are in good shape
Anton Miranchuk about the match with Bayern: we Go out to win and set the highest goals
Frankie de Jong: life in Barcelona is so pleasant that it may seem as if you are on vacation for a whole year
Donnarumma, Hauge and three members of the Milan team were infected with the coronavirus
The 37-year-old Ribery is at the top of Serie A in pressing, dribbling, speed and assists. And educates young and thinking about becoming a coach