ELBASAN

BalkanWeb siguron foton e çiftit që sot ishin shënjestra e atentatit në Elbasan. Në foto janë Everest Caka i cili sot u ekzekutua bashkë me gruan e tij, Silvana Caka e cila mbeti e plagosur në dorë. Ata udhëtonin në të njëjtin automjet.

Everest Caka më parë njihej si Ibrahim Caka dhe ka qenë i akuzuar për vrasjen e Gëzim Alikajt në 2010, pasi vëllai i këtij të fundit i ekzekutoi vëllanë në Spanjë.

Po ashtu disa muaj më parë, në vitin 2020 Cakës iu vra kushëriri, Arjan Spahiu në Belgjikë me 8 plumba.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb