TIRANË, 27 shtator/ATSH/ Kryeministri Edi Rama përcolli mbrëmjen e sotme momentet më kryesore të vizitës së tij në Kosovë, ku ai pati takime me përfaqësues të lartë të shtetit por edhe mori pjesë në disa aktivitete.

Takimi me kryeministrin Albin Kurti u pasua me një konferencë të përbashkët për mediet e fokusuar tek situata e sigurisë në veri të Kosovës pas vendosjes së reciprocitetit për targat.

Rama po ashtu pati takime me përfaqësues të  tjerë politikë. ai mori pjesë në ceremoninë e përvjetorit të lindjes së akademikut Rexhep Qosja, bashkëbisedoi me studentë të Universitetit të Prishtinës dhe vizitoi një ekspozitë pikture.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.