TIRANË, 19 shtator /ATSH/ 224 fëmijë të kopshtit “Lidhja e Prizrenit”, në Kamëz, do të rikthehen këtë 26 nëntor në kopshtin e tyre ku do të gjejnë një mjedis shkollor si në çdo vend të Europës.

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se “kopshti “Lidhja e Prizrenit”, në Kamëz, po rilind më e bukur dhe më e fortë”.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot fotot nga transformimi rrënjësor që do të pësojë pas rindërtimit kopshti “Lidhja e Prizrenit” në Kamëz, i cili u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit.

Rama u shpreh se, “224 fëmijë do të rikthehen këtë 26 nëntor në kopshtin e tyre, ku në vend të ngrehinës së vjetër e të amortizuar do të gjejnë një mjedis si në çdo vend të Europës”.

Në zonat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit janë 143 shkolla që po rindërtohen sipas standardeve europiane.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.