Albania

FOTOT/ Hapet kantieri i parë i ‘Bregut të lumit’, Ahmetaj: Akomodim për 11 mijë banorë, do jetë një nga lagjet më moderne të Tiranës

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj tha se “Zona e 5 Majit, e stigmatizuar dikur si bregu i lumit do kujtohet si një simbol i ndryshimit të madh”.

Gjatë fjalës që mbajti në kantierin e rindërtimit të një nga lagjeve të reja të Tiranës. Ahmetaj tha se kjo është shumë më shumë se një lagje, e konceptuar si një qytet më vete ku do akomodohen 11 mijë familje.

“Do jetë një nga lagjet më moderne që do ketë kryeqyteti, e jo vetëm. Kjo është shumë më shumë se një lagje, e konceptuar si një qytet më vete ku do akomodohen 11 mijë familje.

S’do jetë një koncept i një lagje të lënë pas dore në periferi të Tiranës por do jetë një nga 4-5 qendrat e reja të qytetit”, theksoi Ahmetaj.

Sipas ministrit të Rindërtimit, në këtë kantier do angazhohen mbi 1600 të punësuar. Ahmetaj bëri me dije gjithashtu se në këtë zonë do të jetë ndërtesa e përbashkët e Tatim-Doganave dhe një gjimnaz i ri.

Ndërsa kryebashkiaku i Tiranës tha se për këtë projekt do të punohet me tre turne, premtoi se brenda disa muajsh do të shpërndahen shtëpitë e reja për familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, por jo vetëm. (TemA)

Football news:

Pavel Nedved: Juventus doesn't depend on Ronaldo. Any team will miss such a player
Holand and Jan will not play Lazio due to muscle injuries
Van Persie about meeting Maradona: he kissed my left foot and said it was the same as his
Bale doesn't need to prove anything. His presence inspires the Tottenham players. Davis on the midfielder
Pochettino and Raul can replace Zidane at Real Madrid. The club does not want to dismiss the Frenchman yet
Stefano Pioli: Milan need to take the Celtic game seriously. They always play well
Atalanta captain Gomez did not follow Gasperini's instructions in the match against Midtjylland. He was replaced at half-time