Albania

Fotot krahasuese, habit deputetja e PD: Në 26 Maj protestë më e madhe se në 27 Janar…

Kryetarja e Komisionit të Medias, Albana Vokshi, u distancua nga fyerje që deputetë të mazhorancës dhe opozitës shkëmbyen mes tyre gjatë seancës së sotme dëgjimore me kryeredaktorin e RD-së, Bledi Kasmi, për dhunën e ushtruar në protesën e 26 majit.

E ftuar në intervistën e Ora News, Vokshi tha se kolegët socialistë kishin ardhur me skenar në mbledhje për të provokuar debat.

Albana Vokshi: Distancohem nga fyrjet nga cilado palë, por mund të them se ai ishte një skenar i parapërgatitur që më parë nga deputetët e mazhorancës që më së fundi vendosën të mos bojkotojnë Komisionin ashtu sikundër kanë bërë dhe herët e tjera.

Që një mazhorancë të bojkotojë është një ngjarje që nuk e shihni shpesh.U jepeshin urdhër të ngrinin celularët dhe të shfaqnin një video e cila për fat të keq është e manipuluar dhe tregon vetëm copëza nga ajo çfarë ka ngjarë në protestën e opozitës të 26 majit.

Dhunën ndaj gazetarit, Vokshi e lidh me faktin se Kryeministri kërkonte të provonte turmën për të fajësuar opozitën.

Vokshi: Aty ka pasur aq shumë njerëz sa edhe policia ka refuzuar të japë numrin e plotë të protestuesve. Për herë të parë kjo.Në informacionet që ka PD nga të gjitha raportimet nga degët por edhe nga burime të tjera, na rezulton se ka pasur dhe shumë më tepër protestues sa protesta e 27 janarit.Duke mos dashur të raportohej ashtu siç ishte në të vërtetë, Rama ushtroi dhunë, për të marrë sigurisht dhe vëmendjen për të provokuar protestuesit dhe turmën që të kishte momente dhune. Kjo i interesonte Ramës për t’ia kaluar fajin opozitës.

Vokshi deklaroi se qeveria Rama është pengesë kryesore për integrimin e vendit.

Vokshi: Edi Rama dhe qeverisja e tij rilindase nuk mund ta mbajë peng, asnjë vend europian nuk mund të pranojë një qeveri të lidhur me krimin, nëse drejtësia shërben vetëm për të mbrojtur Ministrat, ish-Ministrat të lidhur me trafikun dhe krimin.

Football news:

Messi scored 20+20 points for the season in the League and repeated the achievement of Henri. In the XXI century, only they did it
Legia won the Polish championship for the 4th time in five years. It repeated the League record for titles (14)
Lazio has lost 3 matches in a row and can concede 2nd place in Serie A if Atalanta wins against Juve
A Parma employee has a coronavirus. The team is isolated on the base, but will continue to play in the championship
Kalidou Coulibaly: Napoli is not going to Barcelona as tourists. We are able to give battle
PSG have extended their contract with Kimpembe until 2024
Suarez is not in the start for the match with Valladolid. He has scored 4 goals in the last 4 games for Barca