Albania

FOTOT: Qeveria franceze nxjerr në ankand… burgun

Një ndërtesë që dikur ka qenë burg, në Compiegne, që nuk është më në përdorim që nga viti 2016, do të nxirret në ankand nga qeveria franceze të hënën.

Çmimi fillestar i këtij objekti të pazakontë për ankandet, është 527 mijë euro për gjithsej 4250 metra katrorë. Dhe rreth dhjetë blerës të mundshëm kanë shprehur deri më tani interes.

“Nuk kemi shumë informacione për historinë e ndërtesës. Dimë se është ndërtuar rreth vitit 1867, dhe në kohën kur u mbyll atje qëndronin 47 të burgosur”.

Për zyrtarët bëhet fjalë për një kompleks të vendosur mirë në qendër të Compiegne ndaj edhe interesi është i natyrshëm për këdo që do të donte të investonte ose të ndërtonte në një zonë rezidenciale të kërkuar. Sidoqoftë, do të duhej shumë punë rehabilitimi, transformimi e ndoshta edhe një rindërtim i plotë pas shembjesh.

Ish të burgosurit atje thonë se ka ardhur koha që burgu të rrafshohet. Sipas tyre, ai kishte një kapacitet prej 80 ose 90 personash, por kishte gjithnjë më shumë se 100 të burgosur. Por edhe vendndodhja e tij në një zonë rezidenciale, nuk ishte aspak e goditur. Ndaj, ai duhet zëvendësuar…

Football news:

La Liga President on Messi's departure: It won't be a drama for us. And his reputation will suffer
Ronaldo is a fan of the UFC. Rooting for Khabib, training with Conor, signed up for all the top fighters
Only Milan have not lost points this season in the top 5 of the European leagues. Aston Villa lost 0:3 in the
🎮 We made a game about Khabib - fight for him and try to fill up Geiji
Tebas about klasiko: the Game of the best teams in the world. The most important match of club football
Leeds forward Bamford scored a hat-trick. He has 6 goals in 6 Premier League games
Moyes on the spectators in the stadiums: People watch matches in cinemas, why can't they do it on the street?