PARIS, 5 gusht /ATSH-AFP/ – Shumicë e linjave ajrore po konsiderojnë pakësimin e fuqisë punëtore gjatë 12 muajve të ardhshëm për shkak të paqartësive në lidhje me COVID-19, sipas një studimi të publikuar sot nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA).

“55% e drejtuesve të linjave ajrore të anketuara presin të bëjnë shkurtime në 12 muajt e ardhshëm, për shkak të trafikut që mbetet i ulët në afatin e afërt”, tha IATA në një deklaratë.

Sektori i transportit ajror është goditur fort nga kriza e koronavirusit me pothuajse të gjithë flotat e avionëve në tokë dhe dhjetëra mijëra punë të ndërprera./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.