Albania

FRANCË – Macron dhe Merkel thirrje Putinit të tërheqë trupat nga kufiri me Ukrainën

PARIS, 16 prill /ATSH-AFP/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel i shprehën sot mbështetjen e tyre presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe i bënë thirrje Rusisë të tërheqë trupat e saj në kufirin me Ukrainën, me qëllim uljen e tensioneve në një kontekst shumë të paqëndrueshëm.

Të tre liderët ndanë, gjatë një videokonference, “shqetësimet e tyre në lidhje me rritjen në numër të trupave ruse në kufirin me Ukrainën” dhe bënë thirrje për një tërheqje të “këtyre përforcimeve në mënyrë që të arrihet ulje e tensioneve”, sipas një deklarate nga Kancelaria gjermane.

“Merkel dhe Macron gjithashtu theksuan mbështetjen e tyre për sovranitetin e Ukrainës dhe presidentin e saj”, shtoi Presidenca franceze, duke theksuar se Zelensky kishte shprehur nga ana e tij një” dëshirë shumë të qartë për ulje të tensioneve”.

Prej disa javësh, përplasjet janë rritur midis Kievit dhe separatistëve pro-rusë në Donbass, ndërsa dhjetëra mijëra ushtarë rusë janë vendosur në kufi, duke ngritur frikën e një operacioni ushtarak në shkallë të gjerë./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Griezmann spoke with Hamilton and visited the Mercedes boxes at the Spanish Grand Prix
Barcelona feels that Neymar used it. He said that he wanted to return, but extended his contract with PSG (RAC1)
Aubameyang to the Arsenal fans: We wanted to give you something good. I am sorry that we could not
Atletico did not lose at the Camp Nou. Busquets' injury is the turning point of the match (and the championship race?)
Verratti injured his knee ligaments in PSG training. Participation in the Euro is still in question
Neymar's contract in one picture. Mbappe wants the same one
Manchester United would like to sign Bellingham in the summer, not Sancho. Borussia do not intend to sell Jude