PARIS, 17 maj /ATSH-AFP/ – Presidenti francez Emmanuel Macron theksoi sot nevojën absolute për t’u dhënë fund armiqësive në Lindjen e Mesme, në një takim dypalësh me presidentin egjiptian Abdel Fattah-Al-Sissi, ndërsa ndanë shqetësimin e tyre të thellë për përshkallëzimin e dhunës së vazhdueshme dhe keqardhjen për viktimat e shumta civile, sipas një njoftimi nga presidenca franceze.

“Presidenti francez rinovoi mbështetjen e tij për ndërmjetësimin egjiptian dhe të dy krerët e shteteve ranë dakord të vazhdojnë koordinimin e tyre për të promovuar një armëpushim të shpejtë dhe për të parandaluar moszgjatjen e konfliktit”, shtoi Elysee.

“Një ndërmjetësim është duke u zhvilluar që përfshin Egjiptin, Jordaninë si edhe Gjermaninë, me mbështetjen e Francës”, specifikoi nga ana e tij zëdhënësi i qeverisë, Gabriel Attal, në RTL.

Sipas burimeve diplomatike, KB filloi të hënën, me ndihmën e Katarit dhe Egjiptit, një ndërmjetësim për të arritur një shpërshkallëzim.

Kjo intervistë dypalëshe ndërmjet Macron dhe Al-Sissi u zhvilluan pak para fillimit të një konference ndërkombëtare për lehtësimin e borxhit sudanez në Paris, që bashkon disa udhëheqës afrikanë, europianë dhe të Gjirit, si edhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.