PARIS, 23 maj /ATSH-DPA/ – Franca do të kërkojë që vizitorët nga Britania e Madhe dhe Spanja të hyjnë në një karantinë 14-ditore, në përgjigje të kërkesave të ngjashme nga vendet që janë të prekura nga pandemia e koronavirusit.

”Ky urdhër vlen për edhe për vizitorët nga vendet e tjera të Europës, ku autoritetet kanë imponuar në mënyrë të njëanshme karantinat 14-ditore”, njoftoi Ministria e Brendshme.

Rregulli do të nisë të zbatohet nga e hëna për pasagjerët që vijnë nga Spanja.

Kjo e fundit prezantoi më 15 maj rregullin 14-ditor të karantinës.

Sekretari i Brendshëm britanik, Priti Patel deklaroi të premten se karantina e detyrueshme 14-ditore do të zbatohet për pothuajse të gjithë vizitorët e huaj nga 8 qershori. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.