Albania

FRANKFURT – BQE nën presion për shkak të rritjes së rendimenteve dhe inflacionit

FRANKFURT, 4 mars /ATSH-DPA/ – Banka Qendrore Europiane pritet të organizojë një takim javën e ardhshme nën presionin për të shqyrtuar rritjen e planit të saj të nxitjes urgjente, pas një rritjeje të papritur të të ardhurave të bonove, që kërcënuan rritjen e kostove të huamarrjes dhe dëmtimin e rimëkëmbjes postpandemike të zonës euro.

Analistët presin që BQE të lërë normat e saj kryesore të interesit në nivele të ulëta rekord, duke mbajtur normën e saj të rifinancimit në zero, kur të takohet javën e ardhshme në Frankfurt.

Sidoqoftë, ata thonë se “rritja e fundit në rendimentet e obligacioneve mund të detyrojë BQE-në të konsiderojë rritjen e planit të saj të blerjes së bonove prej 1,85 trilionë eurosh (2,25 trilionë dollarë), që synon të frenojë kostot e huamarrjes dhe të nxisë një rimëkëmbje nga kriza e COVID-19.

“Ne presim që BQE të përparojë me blerjet e saj të planifikuara të aseteve dhe të dërgojë një mesazh të qartë të gatishmërisë së saj për të vepruar, në takimin e javës së ardhshme”, tha Carsten Brzeski, kreu global për Makroekonominë në ING Bank.

Një ndërlikim i mëtejshëm i detyrave me të cilat po përballet këshilli prej 25-anëtarësh i BQE-së ishte edhe një rritje e papritur e inflacionit vjetor, me +0,9 % në shkurt.

Kjo rritje, që solli fundin e pesë muajve rënie çmimesh, e shtyu inflacionin vjetor sërish drejt objektivit vjetor të BQE-së prej vetëm pak nën 2 %./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

UEFA will soon announce whether the Champions League and Europa League will be completed this season. In social networks there were rumors about the suspension of tournaments
In football revolution-live online 🚨 Super League starts in August, wait for the matches in the middle of the week
FIFA: We can only express our disapproval of the creation of a closed European league
Agnelli left the post of head of the Association of European Clubs. All 12 clubs of the founding clubs of the Super League have also left
The start of the Super League is scheduled for August. 20 clubs, matches in the middle of the week, clubs will be able to play in the national championships
Agnelli resigns as head of the Association of European Clubs. The participants of the Super League scored for an emergency meeting-they supported UEFA
Florentino Perez is the chairman of the European Super League. Andrea Agnelli and Joel Glazer are the deputies