Albania

Frymëmarrja e mirë, shtylla kurrizore e shëndetit

ROMË, 17 prill /ATSH-ANSA/ – Nuk ka rëndësi se çfarë hani, sa stërvitje bëni, sa i dobët apo i ri jeni: asgjë nga këto nuk ka rëndësi, nëse nuk merrni frymë siç duhet, ky është mesazhi kryesor që vjen nga libri “Arti i Frymëmarrjes” i gazetarit shkencor dhe shkrimtarit James Nestor.

“Do të dukej pothuajse e parëndësishme, megjithatë, si specie, njerëzit kanë humbur aftësinë për të marrë frymë siç duhet, duke rrezikuar kështu shëndetin”, shkruan Nestor.

“Një nga arsyet kryesore? Njerëzit marrin frymë gjithnjë e më shumë me gojë, sesa me hundë, duke humbur 40% lagështi, duke mos përdorur oksigjen në mënyrën më të mirë të mundshme dhe duke prishur funksionimin e zonave të caktuara të trurit të shoqëruara me vendimmarrje dhe logjikë”, shton ai.

Sipas Nestor, edhe me maskë, për shkak të pandemisë, ne duhet të kujtohemi të frymëmarrim me hundë, pa pasur frikë se vënia e saj ul ngopjen me oksigjen.

Midis shkencës, trillimit dhe anekdotave dhe duke u mbështetur te ekspertët e mushkërive për të provuar shkencërisht besimet më të përhapura në frymëmarrje, autori zbulon, gjithashtu, se sëmundje të tilla si astma, ankthi, çrregullimi i mungesës së vëmendjes, psoriaza, mund të lehtësohen duke ndryshuar mënyrën e frymëmarrjes./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Griezmann spoke with Hamilton and visited the Mercedes boxes at the Spanish Grand Prix
Barcelona feels that Neymar used it. He said that he wanted to return, but extended his contract with PSG (RAC1)
Aubameyang to the Arsenal fans: We wanted to give you something good. I am sorry that we could not
Atletico did not lose at the Camp Nou. Busquets' injury is the turning point of the match (and the championship race?)
Verratti injured his knee ligaments in PSG training. Participation in the Euro is still in question
Neymar's contract in one picture. Mbappe wants the same one
Manchester United would like to sign Bellingham in the summer, not Sancho. Borussia do not intend to sell Jude