BERLIN, 23 maj /ATSH-DPA/ – Mario Goetze do të largohet nga “Borussia Dortmund” në fund të sezonit, njoftoi drejtori sportiv i klubit të Bundesligës, Michael Zorc.

“Kemi rënë dakord që nuk do të vazhdojmë të punojmë së bashku pas sezonit”, theksoi Zorc.

“Vendimi u mor së bashku me 27-vjeçarin”, shtoi ai.

Goetze, i cili shënoi fitoren e fundit të Kupës Botërore të Gjermanisë në 2014 ndaj Argjentinës, u kthye në Dortmund në vitin 2016 pas një periudhe të keqe në “Bayern Munich”. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.