Albania

GJENEVË – Përfundon takimi Putin-Biden

GJENEVË, 16 qershor /ATSH-AFP/ – Samiti i parë mes presidentit amerikan, Joe Biden dhe presidentit rus, Vladimir Poutine ka qenë më i shkurtër nga sa ishte parashikuar dhe përfundoi në orën 17:05 (15:05 GMT), njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Dy krerët bënë një shtrëngim të shkurtër duarsh para fillimit të diskutimeve pak pas orës 13:30 në Villa La Grange.

Presidenti amerikan, Joe Biden i propozoi homologut rus, Vladimir Putin marrëdhënie më të parashikueshme mes SHBA-së dhe Rusisë duke shtuar se dy fuqitë e mëdha duhet të menaxhojnë mosmarrëveshjet e tyre në mënyrë racionale.

Samiti i parë mes dy krerëve, më i shkurtër nga sa ishte parashikuar, përfundoi në orën  17:05 në Gjenevë.

“Shpresoj që takimi ynë do të jetë produktiv”, theksoi presidenti rus në fillim të takimit duke falenderuar Biden për marrjen e iniciativës për takimin.

“Ne përpiqemi të përcaktojmë se ku kemi interesa të përbashkëta dhe ku mund të bashkëpunojmë. Dhe kur nuk është kështu, vendosni një mënyrë të parashikueshme dhe racionale për të menaxhuar mosmarrëveshjet tona”, shpjegoi nga ana e tij presidenti amerikan.

“Dy fuqi të mëdha”, shtoi ai, në dallim të theksuar nga fjalët e ish-presidentit demokrat Barack Obama i cili e kishte përshkruar Rusinë si një “fuqi rajonale”.

Pavarësisht shtrëngimit të duarve, një gjest që është bërë i rrallë në mes të pandemisë COVID-19 diskutimet u njoftuan të tendosura./ /ec/

Football news:

Beckham's Inter Miami broke a series of 7 matches without a win. Higuain made a double
Head of the UAF National Teams Committee Markevich: I don't know if Shevchenko is leaving the national team. He is on vacation
Man City will not be able to sign Kane after the transfer of Grealish. The club does not have such money (MEN)
16-year-old Borussia forward Mukoko wanted to end his career because of talk about his age
Laporta visited the location of Barca in Germany and greeted the players
Chernomorets from FNL-2 will be awarded the 3rd technical defeat in a row due to quarantine
Christian Pulisic: Mental health is important. I turned to a psychotherapist, there is nothing to be ashamed of