Albania

GJENEVË – Tedros: Pabarazia e vaksinave është një kërcënim i madh në luftën kundër pandemisë

GJENEVË, 12 maj /ATSH-AA/ – Rastet dhe vdekjet nga COVID-19 po bien në shumicën e rajoneve, por pabarazia tronditëse globale në qasjen ndaj vaksinave është një nga rreziqet më të mëdha për zhdukjen e pandemisë, tha kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Tani po shohim një pllajë në numrin e rasteve COVID-19 dhe vdekjeve të shkaktuara prej tij, me rënie në shumicën e rajoneve, përfshirë zonat më të prekura të Amerikës dhe Europës”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së.

“Por pabarazia tronditëse globale në qasjen ndaj vaksinave mbetet një nga rreziqet më të mëdha për t’i dhënë fund pandemisë”, shtoi ai.

Vendet me të ardhura të larta dhe të mesme përfaqësojnë 53% të popullsisë së botës, por kanë marrë 83% të vaksinave të botës.

Në të kundërt, vendet me të ardhura të ulëta përbëjnë 47% të popullsisë së botës, por kanë marrë vetëm 17% të vaksinave të botës./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Muller-Gozensu after 4-2 with Portugal: No wonder you only ran for 60 minutes. You are playing in Italy
Spain will be in the play-offs, I'm sure. Alba about the Euro
Mendieta about 1:1 with Poland: Spain acted very monotonously
Lewandowski about 1:1 with Spain: Our plan worked. Poland will not be the favorite in the game against Sweden
Pau Torres: Spain will do everything to reach the next round of the Euro. You need to believe in yourself
Enrique pro 1:1 with Poland: I expected more superiority from Spain. No one said that it would be easy
Rodri ob 1:1 with Poland: We are very disappointed. The pitch was not in the best condition, but this is no excuse