Albania

Gjeografia e Sigurimeve/ Tirana kryeson me 59.63% të totalit të primeve bruto

TIRANË, 21 shtator /ATSH/- Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka publikuar statistikat vjetore të Gjeografisë së Sigurimeve që pasqyrojnë shpërndarjen e primeve bruto, dëmeve të paguara si edhe primit për frymë, sipas prefekturave.

Duke analizuar shpërndarjen gjeografike të primit të shkruar bruto, vërehet një përqendrim i tregut të sigurimeve në prefekturat e mëdha, si Tirana me 59.63% të totalit të primeve  bruto, Durrësi me 7.51%, Fieri 5.29%, Shkodra 4.94%, Vlora 4.56%, Korça 4.72%. Kjo tendencë përqendrimi ka vijuar e tillë për një periudhë 12-vjeçare.

Një tregues tjetër i rëndësishëm i tregut të sigurimeve është dendësia e sigurimeve. Për vitin 2019 ky tregues është rreth 6,168 lekë për frymë, me një rritje rreth 275 lekë krahasuar me një vit më parë.

Përsa i përket primit për frymë sipas prefekturave, prefektura Tiranë me 11,551 lekë për frymë zë vendin e parë, e pasuar nga prefektura Gjirokastër me 5,962 lekë për frymë dhe më tej Durrësi me 4,535 lekë për frymë, Shkodra me 4,332 lekë për frymë dhe Vlora me 4,234 lekë për frymë.

“Ky publikim përfshin gjithashtu edhe informacion të hollësishëm për dëmet e paguara gjatë vitit 2019 sipas prefekturave, duke krijuar edhe mundësinë e krahasimit të këtyre treguesve me ato të një viti më parë. Përsëri pjesën më të madhe të dëmeve të paguara e ka prefektura e Tiranës me 74.84%, e pasuar nga prefektura Durrësi me 6.78%”, citon njoftimi i AMF-së. e.xh//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Hans-Dieter flick: I Hope Alaba will sign a contract with Bayern. Our club is one of the best in the world
Diego Maradona: Messi gave Barca everything, brought them to the top. He was not treated the way he deserved
Federico Chiesa: I hope to leave my mark in Juve. We will achieve great results
The Coach Of Benfica: I don't want us to look like the current Barcelona, it has nothing
Guardiola on returning to Barca: I'm happy at Manchester City. I hope to stay here
Fabinho will not play with West ham due to injury
Ronald Koeman: Maradona was the best in his time. Now the best Messi