Albania

GJERMANI – Berlini: Kërcënim real një valë e dytë e COVID-19

BERLIN, 13 korrik /ATSH-AFP/ – Kërcënimi për një valë të dytë infektimesh me COVID-19 është real, paralajmëroi sot ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn duke u kërkuar bashkëatdhetarëve të tij, me pushime në Ishujt Baleare, që të respektojnë distancimin fizik.

Jens Spahn në veçanti shprehu shqetësimin e tij për situatën në ishullin spanjoll të Majorkas, arkipelagu kryesor i Baleareve, një vend pushimesh veçanërisht i frekuentuar nga gjermanët, deri në pikën që ata e quajnë “rajoni i 17-të” i vendit të tyre, i cili ka 16 Lande.

Gjermanët përbëjnë 27% të pushuesve në Baleares, një arkipelag ku turizmi përbën 35% të PBB-së.

“Imazhet që kemi parë këtë fundjavë në ishullin e preferuar të gjermanëve, Majorka, më shqetësojnë”, deklaroi Spahn në një konferencë shtypi, të organizuar me Institutin Robert Koch.

“Ne duhet të bëjmë shumë kujdes që ishujt Baleares të mos kthehen në një Ischgl të dytë, një stacion skish austriak, që u kthye këtë dimër në një vatër kryesore europiane të kontaminimit me COVID-19”, theksoi ministri.

Disa video kanë treguar dhjetëra turistë gjermanë apo britanikë, shpesh të dehur, duke bërë festa të zhurmshme në rrugët e Majorkas, pa mbajtur maska dhe pa respektuar distancën fizike.

“Kërcënimi për një valë të dytë është real”, theksoi Spahn, i cili i trembet një rritjeje tjetër të rasteve me COVID-19 në Gjermani me rikthimin e turistëve nga pushimet në Europë.

Gjermania numëronte sot 198 963 raste me COVID-19 pas 159 rasteve të regjistruara në 24 orët e fundit dhe 9 064 të vdekur pas një viktime të regjistruar në 24 orët e fundit”, sipas Institutit Robert Koch./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Matteus on Levandovsky: This is not just the best player in the world. His character and will are unique
Messi trained with a bandage on his left leg. This is a precautionary measure, he will play against Bayern
Karl-Heinz Rummenigge: Neuer is world-class, and Ter Stegen is on the way to it
Chelsea are stepping up negotiations for Havertz after Bayer's relegation from the Europa League, Cech is involved in them
Messi bought a penthouse in Milan. It was reported that Inter is Interested in the player
Real advance refund the Youngster of rental Sociedade. Zidane is impressed with his performance
Barys 20 days before the start of the KHL: they do not know where to play, Legionnaires are cut off from the team