Albania

GJERMANI – Papunësia në rënie përballë valës së dytë të COVID-19

FRANKFURT, 29 tetor /ATSH-AFP/ – Niveli i papunësisë ka regjistruar një rënie të lehtë në muajin tetor në Gjermani, në 6,2%, në një treg pune që nuk është prekur akoma nga vala e dytë e COVID-19, sipas të dhënave të korrigjuara nga ndryshimet sezonale të publikuara të enjten.

“Numri i të papunëve është ulur me 35 000 në një muaj, një rënie me rreth 0,1 pikë, pasi ishte ulur me 10 pikë në muajin gusht”, sipas Agjencisë Kombëtare për Punësimin.

Nga të dhënat bruto, numri i të papunëve u ul në rreth 87 200, për të arritur në 2,76 milionë.

“Papunësia dhe punësimi i pjesshëm janë ulur ndjeshëm në tetor”, deklaroi presidenti i Agjencisë Federale për Punësimin (BA), Detlef Scheele, cituar në një komunikatë.

Para krizës shëndetësore, niveli i papunësisë u vlerësua rreth 5%.

Në një vit, numri i të papunëve mbetet ende i lartë prej 556 000, sipas të dhënave bruto.

Përballë ringjalljes së epidemisë COVID-19 në të gjithë Europën, masa të reja drastike u njoftuan dje në mbrëmje, veçanërisht në Gjermani./ /ec/

Football news:

Jose Mourinho: I'm 57, very young. I will train for another 10-15 years
Davis is named the best player in Canada in 2020
Iker Casillas: Zidane is great. He has earned the right to coach Real Madrid
Gattuso on Napoli: Almost lost to AZ, although they could have reached the playoffs
Mikel Arteta: Arsenal in the Premier League are not as formidable in attack as in the Europa League
Roma have 4 wins in 5 rounds of the Eurocup season for the first time
Soboslai could move to Leipzig in the winter if Salzburg fail to qualify for the Champions League play-offs. The midfielder is also of Interest to Bayern