Albania

Gjermania financon 1.8 milionë euro për menaxhimin e mbetjeve të ngurta në Shqipëri

TIRANË, 5 gusht /ATSH/ Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj nënshkroi me Bankën Gjermane për Zhvillim (KfW) një marrëveshje granti për kryerjen e studimeve të fizibilitetit për sektorin e mbetjeve të ngurta në Shqipëri me një shumë prej 1.8 milionë eurosh.

Në njoftim për shtyp të Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW), thuhet se, “fondet për kryerjen e këtyre studimeve janë dhënë nga qeveria gjermane. Menaxhimi i mbetjeve të ngurta është një fushë e rëndësishme brenda sektorit kyç të infrastrukturës bashkiake”.

Me mbështetjen e qeverisë gjermane, përmes KfW-së është përgatitur një masterplan investimesh për sektorin e menaxhimit të mbetjeve të ngurta, i cili është aprovuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit në janar të 2019.

Studimi do të sigurojë përgatitjen e detajuar të masave  të investimeve dhe modeleve të zhvillimit për vënien në punë dhe mirëmbajtjen në mënyrë të qëndrueshme të infrastrukturës, kjo në linjë me standardet e Bashkimit Europian.

Studimi do të përgatitet në bashkëpunim të ngushtë me dy studime të financuara nga Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor (WBIF) si edhe me asistencën e dhënë nga Agjencia Zvicerane për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillim (SECO) për të strukturuar së bashku një plan investimesh për të gjithë sektorin.

Qeveria shqiptare dhe ajo gjermane kanë rënë dakord tashmë mbi një Program Investimesh në shumën e 62 milionë eurove për t’a transformuar së bashku sektorin e menaxhimit të mbetjeve të ngurta drejt kërkesave të Bashkimit Europian.

Bashkëpunimi financiar Gjermani-Shqipëri ka dhënë tashmë mbështetjen e tij për ndërtimin e landfillit sanitar në Maliq të Korçës si edhe po financon ndërtimin e një landfill-i sanitar dhe ngritjen e sistemit të mbledhjes së mbetjeve për rajonin e Vlorës.

KfW është një bankat për zhvillim lider në botë. Me eksperiencën e saj shumëvjeçare KfW është e angazhuar që në emër të Republikës Federale Gjermane të përmirësojë kushtet ekonomike, sociale, ekologjike si edhe kushtet e jetesës në mbarë botën. Në Shqipëri, KfW zbaton bashkëpunimin financiar dhe siguron grante dhe kredi të buta për investime kyçe në infrastrukturë dhe shërbime konsulence që lidhen me projekte të ndryshme.

Bashkëpunimi gjermano-shqiptar filloi në vitin 1988. Që nga ai vit qeveria gjermane  ka angazhuar një shume totale prej mbi një miliard euro duke mbështetur Shqipërinë në sektorë kyç si energjia, infrastruktura bashkiake dhe zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik. e.xh//a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Prokhorov denied information about wanting to buy Manchester United
Tiago said goodbye to Bayern: This is the most difficult decision of my career. I need new challenges
Bale and Regilon will fly to London today to complete transfers to Tottenham
We have found a club in the Bundesliga that will prevent Bayern from becoming Champions. More precisely, it was put together by the Players from Dortmund and Leipzig, the management from Gladbach, the sponsor from Hertha
Bruno is the best player of the season at Manchester United according to the fans. It came in January
The team with the sponsor sperm Accelerator played in the Europa League. And this is just one of the 15 logos on the t-shirt
Pochettino on the words about Barca and the farm: I spoke with irony and probably went too far. What is said is said