Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Gjithçka e shkrumbuar! Brenda apartamentit në Astir që u përfshi nga zjarri, djali me probleme pas divorcit

Gjithçka e shkrumbuar! Pamjet që shihni vijnë nga apartamenti në Astir që u përfshi gjatë orëve të para të mëngjesit në flakë. Si pasojë e flakëve, 62-vjeçarja Hava Osmanaj është hedhur nga dritarja e katit të tretë që t’i shpëtonte flakëve, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.

Ndërkohë, që i plagosur mbeti djali i saj, Klodjan Osmanaj, i cili nga hetimet paraprake dyshohet të jetë edhe autori i kësaj zjarrvënie. Gazetarja Ida Ismalaj ka shkuar në vendngjarje, ndërsa ka sjell për kamerën e ‘News24’ pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se gjithçka është përpirë nga zjarri, dhe kanë ngelur vetëm disa rroba.

Madje flakët gjigande që përfshin apartamentin në katin e tretë nuk kanë kursyer edhe banesat e fqinjëve të familjes Osmanaj, të cilat kanë pasur dëme. Banorët e pallatit kanë rrëfyer për gazetaren Ismalaj se 36-vjeçari është person problematik dhe i dhunshëm, pasi dhe herë të tjera ka tentuar që t’i vënë zjarrin banesës, madje ka hedhur edhe orendi shtëpiake nga ballkoni. Mësohet se ai jetonte bashkë me nënën e tij, pasi ishte divorcuar. Aktualisht ai ndodhet në spital, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.