Albania

Gjoba e Metës në ditëlindjen e Bes Kallakut, Rama: Shembull skandaloz dhe shfaqje e pështirë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për gjobën e vënë ndaj presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit, pasi morën pjesë në ditëlindje e aktorit Bes Kallaku.

Gjatë një prononcimi për mediat, Rama e cilësoi si një shfaqje të pështirë jo vetëm karshi ligjit por edhe ndaj shëndetit.

Unë nuk vendos masa. I vendos  Komiteti i Ekspertëve dhe as nuk monitoroj zbatimin e masave. Më duket e pamundur të jap përgjigje. Shembulli më skandaloz i shkeljes së ligjit nga presidenti zonja e parë dhe gjithë çeta e tyre. Ndërkohë që është shumë e qartë për të gjithë se nuk mund të ketë grumbullime më shumë se 10 persona dhe nuk mund të bëhen festa e dasma e deri edhe ceremonitë e dhimbshme mortore me më shumë se familjarët.

Na shfaqe në një spektakël të pështirë të karshillëkut jo vetëm me ligjit por edhe me vetë shëndetin e të tjerëve në rast se nuk janë të interesuar për shëndetin e tyre.

Më shumë se kaq nuk ka parë ndonjë gjë të veçantë, shëndeti është mbi të gjitha dhe sot nuk ka asnjë aktivitet politik, përfshirë edhe ato elektorale që të diskutohen ne rëndësi mbi shëndetin. Nuk jemi në fushatë thjeshtë na duhet të ndalojmë grumbullimet me më shumë se 10 veta. Duhet që të gjithë të bëjmë çmos që të shmangim daljet e panevojshme nga shtëpia”, tha Rama.

o.j/dita

Football news:

Setien is demanding 4 million euros in compensation from Barca. Valverde's resignation cost the club 11 million
Two Cornell players tested positive for coronavirus after the match with Barca
Mbappe finished 1st on the Ligue 1 goalscoring list, scoring 13 goals in 17 appearances. He broke the streak of 4 games without goals
Holland has scored 27 goals in his first 28 Bundesliga appearances. He's the second person to do this
Sevilla are trying to sign Papa Gomez, Monchi is in talks. Atalanta wants to sell him to a club not from Italy
Holand has scored 14 goals in 13 Bundesliga games this season
Neymar is playing his 100th game for PSG. He has been at the club since 2017