Albania

Gjonaj: Reforma në Drejtësi përmbysi në radhë të parë mentalitetin e pandëshkueshmërisë

TIRANË, 3 mars /ATSH/ Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj u shpreh sot se arritjet në fushën e Drejtësisë, si kryefjalë e gjithë reformave që PS ka ndërmarrë, do të duhej të ishin të parat në radhë në prezantimin e arritjeve në këto vite qeverisjeje.

Gjatë një interviste televizive, Gjonaj theksoi se, “Reforma në Drejtësi është një reformë nga e para e cila ka ngritur një strukturë të re, institucione tërësisht nga e para, institucione që duhet të ngriheshin me anëtarë të pastër dhe me integritet, që do të duhet të jenë të betuar përpara se të fillojnë funksionin e tyre, që duhet të jenë të pandikuar dhe të pakapur nga politika”.

“Për këtë arsye u ngritën një sërë institucionesh të tjera që të bënin këtë proces përzgjedhje dhe verifikimi, pasi në radhë të parë duhet të përmbysnin një mentalitet. Është përmbysja e mentalitetit të atyre gjyqtarëve dhe prokurorëve, që mendonin se ishin të paprekshëm, ashtu siç e mendonin dhe një pjesë e qytetarëve, që mendonin se për gjyqtarët dhe prokurorët, nuk do të vinte kurrë dita të përballeshin me sistemin e drejtësisë”, – theksoi Gjonaj.

Sipas saj, procesi i vlerësimit apo i Vetingut, është një proces tranzitor që bëhet një herë, por kjo nuk do të thotë se i jep amnisti gjyqtarëve dhe prokurorëve gjatë gjithë funksionimit të punës tyre.

“Vetë Reforma në Drejtësi ka ngritur mekanizma kontrollues në mënyrë të vazhdueshme. Është Inspektori i Lartë në Drejtësi, i cili do të duhet të inspektojë në aspektin disiplinor por jo vetëm, edhe të kërkojë pezullimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në rastet kur evidenton se janë në shkelje, apo për të verifikuar pasurinë e tyre, pavarësisht se mund të kenë kaluar procesin e Vetingut”, – theksoi Gjonaj.

Gjonaj tha se, vonesat në Reformën në Drejtësi kanë ardhur pse politika ka dashur gjithmonë të ketë një dorë në Reformën në Drejtësi.

“Fakti është që PS e ndërmori iniciativën për të zhbërë sistemin e vjetër dhe për të bërë një sistem drejtësie tërësisht të ri, ku vetë politika të mos kishte as dorë e as zë në kapituj. Ashtu sikurse unë si Ministre Drejtësie, nuk kam asnjë zë në kapitullin e Reformës në Drejtësi për sa i takon pjesës së zbatimit. Për sa i takon procedimit ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, padyshim roli i Ministres së Drejtësisë është shumë i vakët në krahasim me çka qenë, duke e konsideruar më shumë si një koordinues të politikave të drejtësisë dhe duke vendosur mekanizmat dhe institucionet e reja të cilat janë përcaktuar garancitë që do të duhet të përzgjedhin dhe të verifikojnë kandidatët, të pandikuar nga politika”, – deklaroi Ministrja.

“Ne e pamë Gjykatën Kushtetuese, e cila pavarësisht se kishte organe emërtese në fund Presidentin, Parlamentin apo siç do të ketë dhe Gjykatën e Lartë në të ardhmen, verifikimin dhe vlerësimin i kreu një institucion, i cili ishte tërësisht i pavarur, i përbërë nga gjyqtarë dhe prokurorë të të gjitha niveleve. Ashtu siç u zgjodh Inspektori i Lartë i Drejtësisë, pavarësisht se ishte Kuvendi ai që e miratonte në fund, ishte Këshilli i Drejtësisë ai që procedoi”, – u shpreh Gjonaj.

Ministrja theksoi se Shqipëria i ka plotësuar kushtet që BE ka vendosur ku padyshim një nga kushtet ishte kuorumi i Gjykatës Kushtetuese. “Por jemi të vetëdijshëm që Reforma në Drejtësi, nuk ka përfundur së zbatuari. Ndaj do të duhet në vijim që të kemi konkretizim të të gjitha rezultateve”, – tha ajo.

“Byroja Kombëtare e Hetimit është duke përfundur procesin e rekrutimit të hetuesve dhe policëve gjyqësorë për ta bërë funksionale atë sa më shpejt dhe t’i bashkëngjitet Prokurorisë së Posaçme. Të gjithë presim që SPAK të ketë raste që kanë efektshmërinë dhe pritshmërinë e qytetarëve. Raste të nivelit të lartë qoftë për krimin e organizuar apo korrupsionin, por tashmë edhe një vit pas funksionimit të tyre, ajo ka treguar me rezultate disa godite të forta, ashtu siç është rasti i gjyqtares së Krujës, apo siç janë 24 raste që ata kanë për gjyqtarë dhe prokurorë që nuk kanë kaluar procesin e Vetingut”, – tha ajo.

“Këto janë raste hetimore që duan kohën e tyre, duan të kenë edhe strukturën policore funksionale, prandaj është vendosur që policia hetimore t’i shëbejë kësaj strukture. BKH do të ndihmojë që Prokuroria e Posaçme të krijojë rekordin që presim të gjithë. Nëse të gjithë i kthehen kohës se kush e denoncoi këtë rast, është e qartë. Çështjen e kam ngritur në KLD dhe në të gjitha rastet kur kemi gjetur shkelje nuk kemi heshtur”, – u shpreh Gjonaj.

“Në Tiranë ka shumë kolegë deputetë të cilët kanë një kontribut të çmuar prej shumë vitesh, ashtu sikurse ka kolegë ministra që kanë përballuar sfida të mëdha jo vetëm gjatë këtij mandati, por edhe të këtij shekulli”, – tha Gjonaj, duke folur për listën e kandidatëve për deputetë. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Messi has not scored against Real Madrid since May 2018
Zinedine Zidane: Real Madrid beat Barca deservedly. You can't blame everything on the judge
Ronald Koeman: The referee should have taken a clear penalty. But Barca will have to accept it again
Sergi Roberto on Braithwaite's fall: I was surprised that the referee immediately said that nothing had happened. He did not address VAR
Ex-referee Iturralde Gonzalez believes there was a penalty on Braithwaite. Andujar Oliver thinks not
Casemiro got 2 yellow cards in a minute and will miss Real Madrid's game with Getafe
Nacho about 2:1 with Barca: It was like a final, a very important victory. But Real Madrid still have a lot to do