ATHINË, 17 prill /ATSH-ANA/ – Greqia konfirmoi sot 2 411 infeksione të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, me shtatë prej tyre të identifikuara në pikat hyrëse në vend, sipas Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik (EODY).

Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë regjistruar 313 444 raste.

EODY, gjithashtu konfirmoi 67 vdekje të regjistruara në 24 orët e fundit, duke e çuar në gjithsej 9 397 numrin e tyre të përgjithshëm.

Një total prej 837 pacientësh janë në ventilator në spitale dhe 507 të tjerë u pranuan në spital me COVID-19 në 24 orët e fundit, një rënie prej 7,31 % në krahasim me një ditë më parë./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.