Albania

Grida Duma: Sot Rama është në rënie, nuk na çan dot as teknikisht. Lojë me koalicionet e listat e hapura

Grida Duma e ftuar në “Report Tv” në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” ka diskutuar për aktualitetin politik, marrëveshjen e 5 qershorit, shmangien e koalicioneve etj.

“ Koalcionet nuk mund të ndalohen me ligj. Është një precedent në Gjeorgji dhe e ka kundërshtuar Komisioni i Venecias.

As teknikisht nuk mund të bëhet ndalimi. Koalcionin nuk e zgjidh numri i fletëve të votimit.

Ish-deputttja u pyet nga moderatori nëse shmangia kalon në parlament?  Duma tha se Rama mund të bëjë përpjekje të dëshpëruar, por koalicioni opozitar nuk mund të përçahet nga Rama. Ai është solid.

“Ju po shikoni që vija po shkelet keq dhe ndërkombëtarët thanë se këto lojëra nuk bëhen para zgjedhjeve. Le të jemi të qartë që Rama sot është në delirin e tij, që po shënon rënie”, tha Duma.

Anëtarja e kryesisë së PD-së, tha se listat e hapura duhet të bëhen vetëm me referendum mbarëpopullor, ku të përfshihen të gjithë qytetarët shqiptarë.

“Meritojnë të bëhen në nivel referendar me të gjithë qytetarët, nëse flitet për listat e hapura djalli fshihet pas detajeve. Sistemi i Kosovës është me  lista të hapura.

Sot po diskutohet një slogan, “Listat e hapura”, por ne u vëmë emër të bukur gjërave por aplikimi i tyre është një dramë. Sot ende vëmë në diskutim marrëveshjen e 5 qershorit që është themeli. “, tha ajo.

Football news:

Valencia presented three uniforms for the 2020/21 season
Ter Stegen agreed to sign a 5-year contract with Barca
Bale was not included in real's bid for the match with Manchester City in the Champions League
Arsenal have offered Willian a 3-year contract
Aurier agreed to move to Milan. Tottenham want 20 million euros for a defender
Can-Casillas: One of the greatest is leaving the stage. You have always been an example, my friend!
Atletico President: Simeone is great. He constantly brings victories and titles