Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Gropë 10 metra e thellë! Mbyllet aksi rrugorë Dibër-Mavrovë

Nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë njoftojnë se nga ora 8 e mëngjesit të sotëm është mbyllur aksi rrugorë Dibër-Mavrovë, tek “Kosovrasti”, përcjell Alsat. Sipas LAMM rruga është mbyllur pasi është hapur një gropë me thellësi prej 10 metrave, ndërkaq komunikacioni për në Dibër po zhvillohet përmes Strugës.

– Advertisements –

Nga LAMM thonë se  trafiku në rrugët shtetërore mëngjesin e sotëm po zhvillohet  në rrugë me lagështi, me intensitet të moderuar në rrugët jashtë zonave urbane. Në pikat kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë rekomandon rregullimin e shpejtësisë, respektimin e sinjaleve të vendosura në trafik dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, luginat e lumenjve dhe grykat, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo veçanërisht i referohet seksioneve Katlanovë – Veles, Mavrovo – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçani – Delçevë.