Albania

“Grushti i shtetit do të shtypet nga grushti i popullit”, Presidenti Meta rikthen tonet e ashpra

Ilir Meta, presidenti i Shqipërisë, i është rikthyer konferencave të përjavshme të ditës së premte, ndërsa nuk kanë munguar tonet e ashpra dhe mesazhet e qarta drejtuar qeverisë.

Meta u shpreh se ishte pro listave të hapura në zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa i kujtoi qeverisë të mos pengonte forcat e tjera politike të hapnin listat.

“Për zgjedhjet për mua kanë rëndësi vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme, vendosje e legjitimitetit në vend, kjo është një kërkesë ultimative dhe një e ardhme e qetë, me prosperitet për shqiptarët që janë lodhur, përçarë kaq shumë dhe i ka larguar më shumë nga vendi. Para pak ditësh lexova një artikull dramatik se në Shqipëri po ikin më shumë njerëz tani se në vitet ‘90.

Kërkoj t’i qendrojmë marrëveshjes së arritur në 5 qershor, të mos devijojmë asnjë milimetër, të mos përdorim gjoja lista të hapura për të prishur marrëveshjen. Përshëndes opozitën që ka qenë e hapur për lista 100% të hapura. Në rast se mazhoranca nuk dëshiron të hapë listat e saj s’ka pse pengon forcat e tjera të hapin listat. Nëse kemi një shkelje të njëanshme si me rastin e ndryshimeve kushtetuese atëherë është e qartë që kemi tentativë për grusht shteti, por grushti i shtetit do të shtypet nga grusht i popullit, është më i madh grushti i popullit”,- u shpreh Meta.

Football news:

Salzburg coach Marsh: Atletico are no different from Lokomotiv in their style of play. The difference in the level of players
Bartomeu and his Directors can resign tomorrow if the vote of no confidence is not postponed
Luka Modric: would Exchange the Golden ball for Croatia winning the world Cup
We've taken apart Bale's Golf skills with the pros. It seems that Gareth trains 15 hours a week
Alli was not included in Tottenham's bid for the match against Burnley, although he is not injured
ISCO: Zidane changes me in the 50-60th minute or even at half-time, and releases me in the 80th
Pirlo on Ronaldo's optimal position: Start from the left inside and move to the center. He can play alongside Morata or Dybala