Albania
An article was changed on the original website

GUATEMALA – Arrin në 33 persona numri i të vdekurve për shkak të shpërthimit të një vullkani

ESKUINTLA, 4 qershor /ATSH-AFP/ – Të paktën 33 persona kanë vdekur dhe 46 të tjerë u plagosën dje në mbrëmje pas shpërthimit të një vullkani shumë aktiv në Guatemala, sipas një bilanci të ri të njoftuar sot nga mbrojtja civile.

Shpërthimi i këtij vullkani, me një lartësi prej 3 763 metrash dhe që ndodhet 35 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit të Guatemalës, shkaktoi gjithashtu evakuimin e më shumë se 4 500 personave, njoftuan autoritetet, ku një bilanc i mëparshëm fliste për 25 të vdekur dhe 46 të plagosur.

Aeroporti ndërkombëtar “Ciudad de Guatemala” u mbyll përkohësisht për shkak të sasive të mëdha të hirit vullkanit.

”Personeli i aeroportit dhe i ushtrisë u angazhua për pastrimin e pistave për të mundësuar vijimin e fluturimeve”, njoftoi Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil.

Shpërthimi përfshiu kryesisht komunat rurale në afërsi të vullkanit dhe ish-qytetit kolonial të Antiguas, zona më e rëndësishme turistike e Guatemalas. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Lampard on 3-0 with Watford: a dry Win at home, three goals scored-Chelsea played very well
Pulisic on 3-0 with Watford: Chelsea needed this win. We are confident that we can get into the top 4
Rebic scored 9 goals for Milan in 11 Serie A matches
Mikel Arteta: getting Arsenal into the Champions League seemed impossible a few weeks ago
Бав Bayern won the gold double in Germany for the 13th time
Neuer provided an assist in the German Cup final with Bayer
Sarri about 4:1 with Torino: Juve had a false sense of security after a couple of goals