Albania

GUATEMALA – Arrin në 62 persona numri i të vdekurve për shkak të shpërthimit të një vullkani

ESKUINTLA, 4 qershor /ATSH-AFP/ – Të paktën 62 persona kanë vdekur dje në mbrëmje pas shpërthimit të një vullkani shumë aktiv në Guatemala, sipas një bilanci të ri të njoftuar sot nga mbrojtja civile.

Shpërthimi i këtij vullkani, me një lartësi prej 3 763 metrash dhe që ndodhet 35 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit të Guatemalës, shkaktoi gjithashtu evakuimin e më shumë se 4 500 personave, njoftuan autoritetet, ku një bilanc i mëparshëm fliste për 33 të vdekur dhe 46 të plagosur.

Aeroporti ndërkombëtar “Ciudad de Guatemala” u mbyll përkohësisht për shkak të sasive të mëdha të hirit vullkanit.

”Personeli i aeroportit dhe i ushtrisë u angazhua për pastrimin e pistave për të mundësuar vijimin e fluturimeve”, njoftoi Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil.

Shpërthimi përfshiu kryesisht komunat rurale në afërsi të vullkanit dhe ish-qytetit kolonial të Antiguas, zona më e rëndësishme turistike e Guatemalas. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Pep Guardiola: I would have stayed at Manchester City and in League 2
Manchester United is ready to sell Alexis, Lingard, Smalling, Dalot, Jones and Rojo
Frank Lampard: I expect more from Chelsea, but now the result is most important
Atalanta does not lose 15 matches in a row – 13 wins and 2 draws
Lorient threw one newcomer off a plane and sent another under the water-all for the sake of presentations on social networks
Pasalic scored a hat-trick in the match against Brescia. Atalanta smashes the opponent 6:1
Rummenigge on Ribery: Hennessy was like a second father to him, and I was like a second mother