Albania

Gurma: Fundjavat në Sarandë me pushues nga Kosova, në periudhë normale mbipopullohet nga të huajt

Turizmi është një nga sektorët më të goditur nga pandemia e koronavirusit, megjithatë me hapjen e kufijve me Kosovën duket se po fillon të marrë frymë.

Në një lidhje me Skype për Ora News, kryetari i bashkisë së Sarandës Adrian Gurma, tha se fundjavat në këtë qytet kanë qenë të tejmbushura me pushues nga Kosova.

Adrian Gurma: ”Në të gjithë këtë periudhë pandemie, ne fluskin më të madh, Saranda por edhe qytetet e tjera bregdetare e kanë pasur kryesisht e kanë pasur me pushues nga Kosova. Kjo për faktin se në datën 1 qershor është hapur kufiri me Kosovën, dhe kjo në një mënyrë apo në një tjetër, ka bërë të mundur që lëvizshmëria ndërmjet dy shteteve të jetë e kënaqshme, pavarësisht situatës së pandemisë që ditët e fundit ka ndryshuar trend. Fundjavat në Sarandë përveç turistëve vendas, ka patur dhe një dyndje të pushuesve nga Kosova. Vetëm fundjavën e kaluar, ne kemi pasur 10 autobusë me pushues të ardhur nga Kosova, por edhe me automjetet e tyre.”

Sipas Gurmës, kjo situatë nuk është e zakonshme, dhe në një periudhë normale, Saranda do ishte e frekuentuar nga turiste të huaj, kryesisht nga Evropa Lindore dhe Veriore.

Adrian Gurma: ”Jemi në një situatë jo të zakonshme, pavarësisht se tashmë jemi pak më të çliruar por Saranda në këtë periudhë duhet të ishte e mbushur me turistë jo vetëm nga Shqipëria, Kosova, dhe Maqedonia e Veriut, por edhe nga Europa Lindore kryesisht dhe Veriore. Jemi në situatën që tashmë kemi vetëm turistë vendas dhe nga Kosova. Deri më tani nga Maqedonia e Veriut nuk kemi patur. Kërkesat për të ardhur dhe për të pushuar në Sarandë janë të shumta por mungesa e lëvishmërisë por edhe bllokimi për shkak të pandemisë, ka bërë që ardhja e turistëve në krahasim me vitet e tjera të jetë në nivel jo të kënaqshëm.”

https://youtu.be/7ejejGB6UwA

Football news:

Keylor Navas may miss the match against Leipzig due to a hip injury
Chelsea plans to buy rice. West ham demand more than 80 million pounds for the prop
Dybala intends to stay in Juve, despite real's Interest. The player wants 15 million euros a year, Torino offer 10
🌪 In 2008, Leipzig did not exist yet, and now it is in the semi-finals of the Champions League. It took real 54 years to do this
Nagelsmann reached the semi-finals of the Champions League at the age of 33. He will play against Tuchel, who advised him to become a coach
Olmo from Leipzig missed out on Barcelona – because of two Koreans and Bartomeu's politics. Tried to return, but Dani refused for Nagelsmann
Saul: RB Leipzig was better than Atletico the entire match