Albania

Habit Çlirim Gjata: Në djall Maradona! E kush ishte ai? Sa herë kishte nevojë për para shkonte te komunistët

Ndërkohë që e gjithë bota po shpreh mesazhe ngushëllimi për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit Diego Armando Maradona, në vendin tonë ka personazhë si Çlirim Gjata që shkruajnë se Marandona nuk ka qenë ndonjë njeri kushedi.

Përmes një postimi, zyrtari i PD-së shkruan se Maradona sa herë ishte pa lek, shkonte tek komunistët

“Këto ditë, nga njerzit që kam njohur, u ndanë nga jeta për shkak të covid-19 dy mjekë dhe një pedagoge. Media po çahet për humbjen e Maradonës. Në djall Maradona! Po na ikin të njohurit, miq e të afërm dy hapa larg nesh.

E kush ishte Maradona?! Një futbollist i shquar për 10 vjet e më pas një i llastuar për 30 vite. Sa herë kishte nevojë për para, shkonte te komunistët në Kubë dhe bënte lolon e Fidel Kastros.

Ndërsa sot humbi luftën me virusin një doktor i mrekullueshëm, doktor Nini. E kam njohur më pak, sepse më shumë kam njohur prindërit e tij të urtë. Dy juristë me të cilët kam punuar e që shquanin me qytetarinë e tyre.

Po kështu edhe doktor Ibrahimi nga Dibra. Çfarë burri! I jashtëzakonshëm! Me aq pak sa kam ndenjur me doktor Ibrahimin, të lë kaq shumë keqardhje.

Po kështu edhe zysh Kozeta. Në protestën e Teatrit më ra rasti ta njoh. Ajo që binte në sy ishte optimizmi i saj, që rrallë gjëndet ndër shqiptarë.

A thua covid po merr veç njerëz të mirë, apo na duket ne, se nuk po kalon nga vatha e dreqit? Në raste tilla bestytnia bën të vetën.
Po qeveria ku është? – pyesim si ai fëmija në fund të përrallës për kafshën e frikshme të papërmendur. Qeveria dërgon ansamblin popullor poshtë dritareve të covid të kërcejë. Ose më mirë të themi, po hedh valle para të vdekurve.

Ndërsa për Maradonën do mbahen minutat hipokrite të heshtjes, në ndeshjet me stadiume bosh, për këta njerëz nuk do të ketë heshtje publike. Ne nuk ju shkojmë dot në varrim, as për një kafë në shpi, të shoqëruar me “të rroni e ta kujtoni” nuk mundemi. Çfarë smundje e mallkuar.

Por, do të kenë kujtimet tona, që zgjasin po aq sa ne e përtej nesh. Këta njerëz e shumë të tjerë si këta, kanë zënë vend në memorje dhe kjo ka vlerë më shumë se gjithë heshtja e botës.

Do luftojmë kundër kësaj sëmundjeje; do rrojmë dhe ti kujtojmë të gjithë të humburit tanë”, shkruan Gjata.

Football news:

Pep Guardiola: Tuchel is an exceptional coach. I am sure he will succeed with Chelsea
Flick's future in Bayern is in doubt. He has a difficult relationship with Salihamidzic
Mikhailovich's autobiography - 🔥 Was friends with a criminal boss, rushed to the Inter locker room to deal with Ibra, defeated leukemia
Chelsea's chances of signing Alaba have increased since Tuchel's arrival. Real Madrid is also Interested in the player
Solskjaer about Greenwood: We're talking about the syndrome of the second season. I have always believed that 99% of the effort is 100% of the failure
Oscar: Salah at Chelsea was unstoppable in training, but on the pitch he was timid. Not enough confidence
Koeman on Barca's debts: We helped the club by lowering salaries. This situation is not only here - everyone is suffering because of the coronavirus