Albania

Hapet COVID-4! Shtrohen pacientët e parë të ardhur nga spitalet e tjera, Manastirliu: Kjo erdhi si pasojë e rritjes së numrit të të shtruarve dhe plotësimit  të kapaciteteve

Rritja e numrit të të prekurve nga COVID-19, ka bërë që të vihet në zbatim skema e trajtimit të pacientëve në spitalin COVID-4.

Ndërkohë, ditën e sotme në këtë spital janë shtruar pacientët e parë të ardhur nga spitalet COVID-1 dhe COVID-3.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u shpreh se spitali do të jetë me një staf mjekësor që do u shërbejë vetëm pacientëve me koronavirus dhe gjithashtu stafi mjekësor që do punojë në këtë spital është i trajnuar.

Ia dolëm sot ta hapim pas një pune të madhe intensive të ditëve të fundit. Ne e kishim bërë pjesë të strategjisë tonë përfshirjen e 4 spitaleve. Kjo erdhi si pasojë e rritjes së numrit  të pacientëve dhe plotësimit  të kapaciteteve në spitalet e para covid. 100 shtretër ka ky spital dhe nuk është në korpusin tipik të spitaleve tona. Për këtë është dhe një angazhim më shumë. Jemi përgatitur gjatë gjithë kësaj periudhe dhe 24 orët e  fundit kanë qenë intensive në pritje të pacientëve.
Ky është një tjetër hap drejt rritjes se kapaciteteve tona. Kjo është struktura e rradhës që i vihet në shërbim qytetarëve”, tha ministrja.

Sakaq, drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj kërkoi që ndaj mjekëve dhe stafit të shëndetësisë të mos ushtrohet presion, por të lejohen që të bëjnë punën të qetë.

Çdo hallkë që shtohet është pjesë e shërbimit shëndetësor, ne nuk kemi të ndarë spitalet, 1, 2, 3, 4 apo  qendra kombëtare, jemi të gjithë shërbimi shëndetësor i Shqipërisë. Në çdo hallkë do të jemi gati. Vetëm bashkëpunimi me njëri tjetrin, nuk ka rrugë tjetër, thjeshtë të la lënë të qetë të punojmë në këtë pandemi, jo nën presion, të punojmë për pacientët” tha ai.

Statusi

Ministrja Ogerta Manastirliu në spitalin COVID4, me stafin mjekësor që nga sot do të shërbejë në strukturën e re të dedikuar për pacientët me #covid19, si pjesë e planit tonë të menduar që në krye të herës, për të përballuar situatën e vjeshtë-dimrit.
#Forca ekipit të shëndetësisë në këtë sfidë aspak të lehtë
Me përkushtimin e stafeve mjekësore, me durim e solidaritet do ta fitojmë bashkë këtë luftë me Armikun e Padukshëm

h.b/dita

Football news:

In the clinic, the salary is 25 thousand. This is a disaster. Doctor Shinnik's vacation: for 6 hours a day, he drove doctors to patients so that they did not walk
The Real Madrid management trusts Zidane and will give him time to correct the situation (Goal)
Milan defender Conti has moved to Parma on loan with a mandatory buyout for 7 million euros
UEFA on the Euro in one country: Each city will have its own scenario
FIFA and UEFA will ban Super League clubs from participating in tournaments under their own auspices
Mikel Arteta: Ozil has done a lot for Arsenal, but I want to steer the team in a different direction
Gladbach forward Embolo escaped from an illegal party through a window to the roof and hid in a nearby apartment