Albania

Hapja e kufijve! Hezitim për Italinë dhe Spanjën

Me Italinë dhe Spanjën, vende veçanërisht të goditura nga koronavirusi dhe ku janë ende në fuqi një sërë kufizimesh, duhet të vazhdojmë bisedimet”, tha ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, pas videokonferencës me 10 vende që përfaqësojnë destinacionet kryesore të gjermanëve për pushimet e verës.

“Gjermania, nuk është në favor të marrëveshjeve dy palëshe”, tha ai, por kërkon një proces të koordinuar dhe transparent në BE.

“Ne shpresojmë që nga 15 qershori të jemi në gjendje të zëvendësojmë paralajmërimin tonë kundër udhëtimeve globale me këshilla për udhëtimin për të gjithë, që do të shpjegonin se ku mund të udhëtohet, cfarë duhet pritur e ndoshta edhe të tregojmë se ku nuk mund të shkohet.”

Shifrat e pandemisë po përmirësohen në shumë vende evropiane por, për ministrin e jashtëm gjerman, udhëtimet nuk do të jenë të mundura për të gjithë këtë verë.

“Ne”, tha ai, “do të tregohemi shumë të kujdesshëm. Nuk duam të japim përshtypjen se gjithçka do të jetë njësoj pavarësisht se ku shkon.”

Komentet e ministrit gjerman, pasojnë ato të homologut të tij italian, luigi di maio, që ka siguruar se nga 3 qershori, Italia është e gatshme të rihapë kufijtë. Sipas Di Maios, në atë datë, Italia do të rifillojë qarkullimin e lirë mes rajoneve dhe do të lejohet edhe hyrja e turistëve evropianë.

“Strukturat tona janë gati”, ka thënë Di Maio. Spanja në anën tjetër mund të rihapë kufijtë për turistët e huaj duke filluar nga fundi i qershorit, kur vetë spanjollët do të munden të lëvizin brenda vendit të tyre. Zyrtarët spanjollë kanë thënë se shpresojnë që nga fundi i qershorit të rikthejnë në jetë turizmin ndërkohë që zbutja e masave kufizuese, në mënyrë graduale, po vazhdon mirë.

l.h/ dita

Football news:

Bartomeu on Xavi in Barca: There is a time for everything. We are not looking for a coach right now
Mourinho about the Europa League: Ask Hamilton if he wants to win Formula 2
Manchester City will play in the Champions League. CAS has accepted the appeal
Carragher on the Premier League: Liverpool can repeat success, but need transfers
In Romania, the 19-year-old goalkeeper hit two penalties, but both times the referee asked to Interrupt. The Keeper threw a fit and left
Solskjaer on De Gea: He won the Premier League, the FA Cup, the Europa League, the League Cup, but it's not enough
Vidal scored 8 goals with 23 shots on target. He has the highest percentage in La Liga