Albania

Hapja e listave/ Eksperiment i madh, mundësi për vota të pavlefshme

Damian Gjiknuri: Procesi i listave të hapura, sidomos nëse ka më shumë se një zgjedhje, krijon kaos në numërim

TIRANË, 21 shtator/ATSH/ Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, theksoi sot se “hapja e listave është një eksperiment i madh social sepse ne nuk e dimë se si do të sillen zgjedhësit. Procesi i listave të hapura, sidomos nëse ka më shumë se një zgjedhje, krijon kaos në numërim dhe precedencë të lartë për vota të pavlefshme , pra kemi konfuzion për zgjedhësit”.

Në një intervistë televizive Gjiknuri tha se “ky është një eksperiment social sepse stadi i shqiptarëve sot kërkon një lloj hapje të listave dhe mendojnë se kjo do të sjellë përmirësim në cilësinë e përfaqësimit, pra mund të jetë një element vetëkorrigjues që mund të bëjnë partitë politike”.

“Partia paraqet një ofertë politike, ku ka bërë një renditje, natyrshëm që partitë janë institucione politike, nuk janë organizata që janë krijuar të çastit, vetëm për zgjedhje. Drejtimi partisë del me një ekip që nuk mund të jetë perfekt, mund të ketë edhe probleme, por është pikërisht hapja e listave 100%, siç ne e kemi shkruar, që bën të mundur rirenditjen në rast se një kandidat ka peshë elektorale”, – nënvizoi Gjiknuri.

Më tej Gjiknuri u shpreh se “hapje do të thotë e drejta e zgjedhësit për të zgjedhur, për të vënë votën tek një nga kandidatët, por Kushtetuta e Shqipërisë ka parashikuar që ata janë individë të propozuar nga partitë politike dhe fryma e Kushtetutës thotë që zgjedhësi voton edhe për partinë edhe për kandidatin. Pra edhe për ekipin politik, por edhe për preferencë për një kandidat të veçantë”.

“Që ti të demonstrosh se ke peshë elektorale, duhet të marrësh vota siç tradicionalisht merr partia për shkak të një mandati, pasi ti po konkurron edhe me dividendin politik me siglën time. Nëse ti demonstron se ke vota përtej siglës, dalja me siglën e PS-së, atëherë përdoret kjo formulë dhe këtë e kalojnë dy apo tre persona, por ne nuk kemi pse t’i paragjykojmë”, – theksoi ai.

Gjiknuri tha se “partia shkon me një renditje, që në fillim vendos më të mirët. Partitë zgjedhin njerëzit që kanë vota ky është parimi. Nga ana tjetër, partia ndëshkohet nëse shkon me një listë të keqe”./k.s./z.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Arsenal have not conceded at home for the first time since July 1. Goalkeeper Runarsson made his debut for the Londoners
Sandro Tonali: Milan on the crest of a wave. The Rossoneri shirt is pressing, but I'm getting in shape
Kadyrov's adviser hit the judge in the groin, and his son was dismissed from Akhmat and banned for three years. At first they all denied
AEK Carrera lost both matches in the Europa League with a total score of 1:5
Stefano Pioli: Milan have not achieved anything yet. The season is long, we will face difficulties
Mourinho 0:1 with Antwerp: the Best team won and the worst team lost
Bale did not make a performance in his first three games for Tottenham. He hasn't scored since January