Albania

Hiqej si mjek e shiste ilaçin që “shëronte” COVID-19/ Ndalohet 57-vjeçari në Lezhë

TIRANË, 14 korrik/ ATSH- A. Fortuzi/- Policia e Lezhës ka ndaluar një 57-vjeçar dhe nipin e tij, që akuzohen se mashtronin qytetarët, duke i shitur ilaçe që supozohet të shëronin nga COVID-19

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë kishin marrë njoftim se një shtetas që pretendonte se ishte mjek kishte arritur të prodhonte një ilaç që shërbente për t’u shëruar nga COVID-19.

Mbi bazën e këtyre informacioneve u regjistrua procedimi penal në pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin” dhe “Mashtrimi” dhe pas dy muaj hetimesh u bë i mundur identifikimi dhe lokalizimi i personit që kryente këtë veprimtari kriminale të rrezikshme në dëm të shëndetit të qytetarëve.

Bazuar në provat e grumbulluara u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Kuruesi i rremë”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: F. F., 57 vjeç dhe nipi i tij, shtetasi H. F., 30 vjeç, banues në Mamurras.

Shtetasi F. F., nëpërmjet rrjetit social Facebook bënte thirrje për prodhim të substancave për kurimin e virusit COVID-19 nga një përzierje e acidit klorhidrik me H2O, duke pretenduar se me këtë përzierje kishte shpikur ilaçin për kurimin e këtij virusi.

Në kuadër të operacionit u kap në flagrancë në një lokal, nipi i shtetasit F. F, i cili po i shiste ilaçin një klienti.

Po në vijim të operacionit u bë kapja dhe arrestimi edhe i shtetasit F. F. Nga kontrolli në banesën e tij u gjetën baza materiale, medikamente dhe preparate që shërbenin për të përgatitur ilaçin që këta shtetas tregtonin.

Shtetasi F. F., pasi bënte prodhimin e këtyre medikamenteve në kushte artizanale dhe jashtë kushteve laboratorike, në kushte shtëpie, ia jepte shtetasit H. F., i cili, pasi takonte personat e interesuar, ua shiste atyre kundrejt pagesës 20.000 lekë të reja, me premtimin se shëronin COVID-19.

Në banesën e shtetasit F. F. janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë provës materiale dhe pesë pajisje mjekësore pa faturë tatimore, të cilat dyshohet se mund t’i ketë futur kontrabandë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Mashtrimi”, “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë e ushqimorë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Call me Neptune. Ronaldo dived to a depth of 14 meters
Abidal may be dismissed from Barca after Setien. He supports the coach even after 2:8 from Bayern
The city has finally raised a star of its own. Pep calls foden the main talent of his life and is looking for an optimal position for Him
Emre belezoglu finished his career at the age of 39
Barcelona has spent almost a billion euros on transfers over 5 years. That's who the money went to
Andreas Pereira is ready to leave Manchester United. The midfielder is Interested in Benfica, Spanish and Italian clubs
Barca presidential candidate Font about 2:8 from Bavaria: Humiliation. No need to prolong the agony, Bartomeu-resign